Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Të gjithë e dinë që brumërat dhe karbohidratet janë disa nga elementët që ju japin shumë kalori dhe për pasojë ju bëjnë të shtoni në peshë. Amerikanët janë të apasionuar pas pancakes (lloj petulle) në mëngjes. Në këtë postim do t’ju paraqesim një mënyrë shumë të thjeshtë dhe me pak përbërës se si t’i përgatisni këto petulla pa miell. Ato janë shumë të shëndetshme dhe do t’ju japin proteinat dhe vlerat ushqyese të duhura për ta nisur mbarë mëngjesin.
Përbërësit: 1 banane e pjekur shumë, 2 vezë, kanellë.
Në një tas qelqi hidhni bananen dhe shtypeni fort me pirun derisa të marrë formë pureje. Më pas shtoni 2 kokrrat e vezëve, kanellën dhe përziejni fort me rrahëse derisa të formohet një masë e plotë dhe homogjene. Po të doni i shtoni vetëm një majë luge pluhur pjekje për t’i fryrë petullat.
Vendosni një tigan që nuk ngjit në zjarr të ulët dhe hidhni përbërjen e krijuar (mos përdorni vaj). Ju mund t’i shoqëroni këto petulla me mjaltë ose fruta të freskëta./ Burimi: goodmorningcenter


