KUJDES! Ushqimet e skuqura me këtë lloj vaji rezultojnë të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin, mund të shfaqin edhe kancer

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Është thënë disa herë se ushqimet e skuqura janë armiku numër 1 i shëndetit dhe në fakt rezsulton të jetë e vërtetë, sidomos në rastet kur ato gatuhen me vaj luledielli ose misri. Pas disa eksperimenteve të ndryshme të kryera rezultoi se skuqja e ushqimeve me vajra vegjetale çonte në lirimin e elementëve të quajtur ofaldehide (ofaldehydes). Këto kimikate janë të lidhura me disa sëmundje të rrezikshme për jetën si kancer, sëmundjet e zemrës, sëmundjet neurologjike etj.

skuqje me vaj luledielliSipas një nga udhëheqësve të këtyre eksperimenteve, Martin Grootvelt, vaji që skuq peshkun apo patatet përmban rreth 200 herë më shumë aldehide toksike. Një alternativë e mirë gatimi në këto raste do të ishte vaji i ullirit apo kokosit, megjithëse ushqimet e skuqura nuk rekomandohen për askënd. Sipas Stein, profesor i Oksfordit në sektorin e neuroshkencës, truri i njeriut ndryshon dhe përkeqësohet si rezultat i konsumimit të ushqimeve të skuqura me vaj misri ose luledielli.

Studimi tregoi se vajrat vegjetale, përfshirë këtu vajin e lulediellit dhe misrit lëshojnë komplekse të reaksioneve kimike që rezultojnë në grumbullimin e saisve të mëdha të komponimeve të rrezikshme. Prandaj do t’ju këshillonim eleminimin e ushqimeve të skuqura me këto lloje vajrash./ Burimi: Healthy Food Advice

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve