5 shkaqet e fshehura që ndikojnë në sëmundjet neurologjike (të trurit) dhe si t’i parandaloni

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: D.Bardhi

Alzheimer është një nga sëmundjet më të përhapura dhe më të rënda neurologjike. Disa studime të bëra dekadat e fundit thonë se ndërtimi i proteinave toksike në tru, beta amyloid & tau, mund të çojnë në Alzheimer. Studimet e reja janë munduar të zbulojnë shkaqet e mundshme që çojnë në sëmundjen Alzheimer, ja disa prej tyre:

medikamentIlaçet kundra ankthit: një klasë barnash e njohur si benzodiazepinant përdoren shpesh për trajtimin e çrregullimeve të tilla si ankth dhe pagjumësi. Përfshirja e medikamenteve të tilla si lorazepam (Ativan), Alprazolam (xanax) dhe clonazepam (Klonopin) mund të jenë shkaktare për pagjumësi dhe ankth. Një studim i publikuar në Revistën Mjekësore Britanike, pas një kontrolli që iu bë 1796 kanadezëve me sëmundjen Alzheimer dhe 7184 kontrolleve të njerëzve të shëndetshëm për një periudhë prej 6 vitesh, u zbulua se përdorimi i këtyre medikamenteve për më shumë se 3 muaj u shoqërua me një rritje prej 51% të sëmundjes.

Traumat e kokës: është vlerësuar se rreth 300.000 amerikanë vuajnë nga tramumat që ju kanë ardhur si shkak i ushtrimit të sporteve të ndryshme. Pas lëndimeve në kokë mund të vijnë shumë komplikacione neurologjike dhe mund të rritet shansi për t’u prekur nga sëmundja Alzheimer.

alzheimerProblemet me gjumin: këto probleme mund t’ju bëjnë nervoz, më pak të përqëndruar dhe mund të përshpejtojnë zhvillimin e sëmundjes Alzheimer. Problemet e gjumit janë një nga problemet më të zakonshme tek njerëzit me sëmundjen Alzheimer. Pagjumësia dhe problemet me gjumin ndikojnë drejtpërdrejt në trup dhe tru.

Vetmia: sipas një studimin të fundit thuhet se ekziston një lidhje shumë e fortë midis vetmisë dhe çmendurisë. Sipas këtij stumimi 3- vjeçar, studiuesit konstatuan se njerëzit e vetmuar kishin rreth 1.63 herë më shumë shanse për t’u prekur nga sëmundjet neurologjike, përfshirë këtu edhe sëmundjen Alzheimer.

Lloji 3 i diabetit: Neuroshkencëtarja Suzanne de la Monte, nga Universiteti Braun, beson se sëmundja Alzheimer është një sëmundje metabolike që ndikon në tru. Ajo i referohet sëmundjes Alzheimer si “lloji 3 i diabetit”. Hulumtimi i saj ka treguar se qelizat e trurit zhvillojnë rezistencën ndaj insulinës ashtu si qelizat e tjera nëpër trup. “Çdo organ mund të dikohet nga rezistenca ndaj insulinës dhe nëse ndikon në tru, ne e quajmë sëmundja Alzheimer”- ka thënë ajo.

Si mund ta parandaloni sëmundjen Alzheimer dhe sëmundjet e tjera neurologjike?

Jetesa e shëndetshme, qëndrimi aktiv dhe aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni shëndetin e trurit dhe trupit. Deri sot nuk ka ndonjë medikament që e kuron sëmundjen Alzheimer, por ajo mund të përmirësohet nga një dietë e shëndetshme me fruta dhe perime, nga mospërdorimi i alkoolit dhe duhanit dhe nga aktiviteti i rregullt fizik./ Burimi: D.WOLF

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa