Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një nënë është detyruar të hedhë tre fëmijët e saj nga kati i katërt i një apartamenti, pasi ndërtesa kishte marrë flakë. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Korenë e Jugut.
Pas lajmërimit për zjarrin e rënë, një ekip shpëtimi i ushtrisë dhe zjarrfikësve u vunë në gatishmëri për të shpëtuar nënën me tre fëmijët, njëri 7-muajsh, tjetri 2 vjeç dhe i madhi tre vjeç.
Ata i pritën fëmijët me batanije ndërkohë që nëna i hidhte nga dritarja e katit të katërt. Fatmirësisht fëmijët u shpëtuan pa lëndime, ndërsa nëna mori disa dëmtime të lehta, pasi preku në tokë në momentin që u hodh.
“Ishte shumë e vështirë të hidhja fëmijët e mi” tregoi znj. Enyioko.
“Ishte kaq errësirë në dhomë dhe fëmijët ishin duke qarë dhe u kollitur. Kur pashë njerëzit duke u mbledhur me batanije…falënderova Zotin”.
Burimi: The Sun / shendeti.com.al


