Foshnja gati sa nuk vdiq nga një puthje

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një nënë ka treguar se foshnja e saj gati sa nuk vdiq nga një puthje, pasi u infektua nga një virus vdekjeprurës, i shkaktuar nga një infeksion.

Lynette Clare, 35 vjeç, tregon se vajza e saj 5-ditëshe Chole kishte qenë në gjendje kritike pasi ishte prekur nga virusi vdekjeprurës encefalit HSV-1. Ky është inflamacion i trurit i shkaktuar nga i njëjti virus që lidhet me infeksionet e ftohjes. Si duket e sapolindura është puthur nga një person i prekur nga ky infeksion.Chole

“Është krejtësisht e natyrshme që t’i puthësh bebet dhe t’u japësh atyre dashuri dhe përqafime”, shprehet nëna e foshnjës.

“Por, kur e kuptova se sëmundja e Chole ishte shkaktuar nga një infeksion, nuk arrija ta kuptoja si diçka kaq normale mund ta kishte vrarë vajzën time” tregon ajo.

“Nuk e dija që infeksionet nga ftohja mund të jenë kaq të rrezikshme për të sapolindurit”.

Clare tashmë është duke e bërë një fushatë ndërgjegjësimi për të informuar më shumë prindërit për rrezikun që ky virus paraqet për fëmijët e porsalindur.

Çfarë është virusi HSV-1 encefalit?

Encefaliti është një sëmundje virale që shkakton inflamacion në tru. Ajo lidhet me dy viruse, Herpes Simplex Virus (HSV-1), i njëjti virus që shkakton infeksionet nga ftohja dhe herpesa në organet gjenitale, dhe virusi “Varicella zoster” që shkakton lijën e dhenve.

Infeksioni mund të përhapet në tru nëpërmjet qarkullimit të gjakut ose sistemit nervor, dhe nëse lihet pa trajtuar, mund të shkaktojë koma ose mund të jetë me fatale.

Sistemi imunitar i foshnjave nuk mund ta luftojë virusin HSV-1, prandaj nëse fëmija bie në kontakt me të, gjëndja mund të jetë shumë serioze.

Foshnjat dhe të moshuarit janë më të rrezikuar nga ky virus, që shkakton inflamacion në tru, duke qenë se sistemi i tyre imunitar nuk është aq i fortë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës