Genci Shehu
Otorino-laringolog
Ditët e fundit janë shtuar shumë rastet me infeksione të veshit. Gjendjet gripale që qarkullojnë, janë shkaku kryesor i shtiumit të rasteve. Veç këtyre kushtet astmosferike krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin dhe përhapjen e baktereve të ndryshme patogjene, që çojnë në shfaqjen e infeksione të veshit. Në një intervistë për gazetën, mjeku otorino-laringologe, Genci Shehu shpjegon se si mund të prandalohen dhe çfgarë duhet bërë nëse shfaqen këto probleme:
Doktor, është e vërtetë që ditët e fundit kemi një shtim të rasteve me infeksion të veshëve dhe nëse po, përse ndodh ky fenomen?
Po. Këto ditë ankesat kryesore kanë qenë dhimbjet e veshit. I ftohti dhe virozat që qarkullojnë në këtë periudhë kanë ndikuar në shfaqjen e infeksioneve të veshit, kryesiht ato që prekin veshin e mesëm. “Fajor” është bllokimi dhe zënia e hundëve, karakteristikë e gjendjeve gripale, gjë që krijon kushte për kalimin e infeksionit nga hunda për te veshët. Përveç kësaj, temperaturat e ambientit krijojnë kushte për zhvillimin dhe shumimin e baktereve, që shkaktojnë infeksione të ndryshme.
Si shfaqet infeksioni?
Kjo varet nga mosha e pacientit. Te fëmijët dhimbja e veshit nis menjëherë, ndërsa të të rriturit vjen më gradualisht. I sëmuri ankon për dhimbje të forta të veshit, ndonjëherë mund të shfaqen sekrecione, që rrjedhin nga veshi. Mund të shfaqet temepraturë deri në 39 gradë, dhe pacienti ka ulje të dëgjimit.
Kur duhet ti drejtohemi mjekut?
Personat që kanë kaluar më parë otite, pra kanë pasur episode të infeksionit në vesh, duhet që me shfaqjen e shenjave të para të gripit dhe ndjejnë sado pak shqetësim, të shkojnë të mjeku specialist, në mënyrë që ti praprijnë rishfaqjes. Por dhe çdo person që ndjen shqetësime, nuk duhet të neglizhojë, sepse mund të ndodhë që sëmundja të kronicizohet.
Çfarë komplikacionesh mund të shfaqen?
Nëse nuk kapen në kohë këto raste akute, mund të çojnë në kronicizim të sëmundjes dhe për pasojë një kohë më të gjatë trajtimi. Por mund të ndodhë, që të mbivendoset një gjendje mikrobiale, e cila kërkon trajtim më specifik.
Çfarë mund të përdoret për parandalim?
Parandalimi konsiston në mbajtjen pastër të rrugëve të frymëmarrjes, sidomos të hundës. Nëse keni rrufë, duhet të përdorni me patjetër fiziologjik, i cili është i mjaftueshëm.
Doktor, është e vërtetë që nëse përdoret gjatë nafazolina mund të dëmtojë?
Nëse përdoret gjatë dhe pa kriter, mund të ndodhë që të prishë ph e mukozave të hundës. Prandaj nëse rrufa vazhdon më tepër se 4-5 ditë, pra nëse gjendja gripale kalon, dhe bllokimi dhe sekrecionet e hundës vazhdojnë, duhet që të drejtoheni sa më parë te specialisti, për të parë se mos është fillimi i ndonjë sinoziti, apo kërkohet trajtim më i specializuar.
Po mentoli ndihmon plotësisht?
Në fakt, ndonjëherë mentoli mund të ndikojë deri diku në acarim, pasi është pikant dhe duke qenë se mukozat janë të acaruar, mund
të mos ndihmojë në çbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Për qetësimin e dhimbjeve, mund të përdoret alkool borik?
Po. Alkooli borik është mjaft i mirë për të qetësuar dhimbjen, për momentin, është dizifektantë, por pacienti nuk mund të mbetet vetëm të alkooli borik. Nëse shfaqet dhimbja, duhet trajtim dhe skemë mjekimi specifike.
KËSHILLA
Nëse shfaqet dhimbja e veshit mund të:
-vendosni kompresa të ngrohta, të thata në vesh
-përdorni si qetësues alkool borik
-pini analgjezikë për temperaturën
-përdorni vazokonstruktor për zhbllokimin e hundëve: ilaç me pika
-shmangni kontaktin e veshit me ujin, deri në shërim të plotë
(kur laheni mund të vendosni tapa veshi ose pambuk me ndonjë solucion që nuk depërton uji p.sh vaj)



