Përgjigjja nga mjeku popullor Ylli Merja
Problemi i mbipeshës apo obeziteti ka të bëjë me sistemin e tretjes, pra çfarë konsumojmë ne në vlera kalorike dhe si treten ato në metabolizmin e tij. Unë mendoj se nëse rregullojmë sistemin e tretjes dhe të jashtëqitjes, mund të shmangim obezitetin.
E para që duhet të bëjnë njerëzit, është të ushqehen me një kuzhinë mesdhetare që përmban shumëllojshmëri të produkteve ushqimore dhe ushtrimet fizike. Por duhet të rregullojmë dhe shtesat ushqimore dhe të përdorin çajra bimore. Mund të përmendim këtu mollën e egër. Nga kjo ne marrim acide organike, por edhe disa mikroorganizma që na lehtësojnë tretjen.


