Shenjat e para të alcajmerit mund të zbulohen që 3 vjeç. Të vegjlit me “gjenin dementia” kanë probleme me kujtesën

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

femijeShkencëtarët kanë gjetur se “gjeni dementia” mund të ndikojë në trurin e fëmijës që 3 vitet e para të jetës. Fëmijët e vegjël me një gjen të trashëguar lidhur me sëmundjen Alzheimer kanë vështirësi në të mbajturin mend.

Ky studim i paraprin mjekët që në të ardhmen të identifikojnë se cilët njerëz janë në rrezik më të madh për t’u prekur nga sëmundjet nervore. Një gjen i trashëguar, APOE4, i lidhur me sëmundjen Alzheimer mund të ndikojë në trurin e fëmijës dhe mund të ndikojë në proçesin e kujtesës. Ky gjen mund të kalohet nga njëri apo të dy prindërit.

Shkencëtarët zbuluan se fëmijët me gjenin APOE4 kanë dallime në zhvillimin e trurit, sidomos në ato zona që zhvillohet sëmundja Alzheimer, në krahasim me forma të tjera të gjenit.

Hipokampus, pjesa e trurit që lidhet me kujtesën ishte rreth 5% më e vogël tek fëmijët që kishin të trashëguar gjenin APOE4.

Dr Linda Chang, nga Universiteti i Hawait në Honolulu, tha se rezultatet pasqyruan efekte të ngjashme me njerëzit e moshuar që e kishin këtë gjen. Këta pacientë janë të prirur që pjesa e hipokasmusit të përkeqësohet më shpejt.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre