Këto janë profesionet që parandalojnë sëmundjen e alcajmerit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një profesion stimulues dhe një jetë sociale aktive mund të mbrojë trurin nga impakti negativ i ushqyerjes së pashëndetshme, kanë zbuluar ekspertët. Personat me profesione që kërkojnë të menduar kompleks, sidomos mësuesit, mjekët dhe të tjerë që punojnë me njerëz, janë më të mbrojtur nga sëmundja e alcajmerit.alcajmer

Një punë e komplikuar mund të mborjë gjithashtu edhe ata persona që kanë rrezik të lartë të preken nga kjo sëmundje për shkak të dietës së varfër.

Një studim i publikuar tek konferenca më e madhe botërore për sëmundjen e dementias, në Toronto, zbuloi se të punuarit me njerëz, në vend të kompjuterëve ose gjërave fizike, ofron më shumë mbrojtje nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se humbja e memories dhe çrregullimet mendore nuk janë në mënyrë të pashmangshme pjesë e moshës, por shkaktohen nga faktorë të tjerë, si mënyra jetesës jo e shëndetshme, duhanpirja, konsumimi i pijeve alkoolike, mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i ushqimeve të pasura me shumë yndyra etj.

Njerëzit që e përdorin trurin  e tyre për dekada formojnë një lidhje më të ngushtë midis qelizave të trurit. Nëse goditen nga dementia, shumë lidhje fillojnë të prishen, ndërsa në rastet kur njerëzit kanë aftësi njohëse të mira, nuk i humbasin të gjitha këto lidhje.

Sipas shkencëtarëve, personat më të mbrojtur nga alcajmeri janë ata me profesione mentori, si mësuesit, mjekët dhe punonjësit socialë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore