Muzikoterapia ndihmon autikët dhe njerëzit me probleme psikologjike. Tashmë edhe në vendin tonë ka filluar të praktikohet terapia përmes notave muzikore. Në fakt, muzikoterapia është një metodë mjaft e përhapur në vendet e zhvilluara dhe kryesisht ndihmon personat që kanë një gjendje të ngarkuar shpirtërore. Në një intervistë për gazetën “Shëndet+” violinistja Mirela Jovani shprehet se muzikoterapia në Shqipëri ka dhënë efektet e saj pozitive, sidomos tek fëmijët autikë. Sipas saj, kjo terapi i ndihmon këta fëmijë që të shprehin emocionet e tyre përmes notave të muzikës klasike. Jovani shton se kjo metodë është e efekshme edhe për gratë shtatzëna.


