6 shenjat që tregojnë se duhet të konsumoni më shumë proteina

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj 

Rritja e numrit të dietave që theksojnë konsumimin e mishit, tregon se shoqëria jonë është bërë e fiksuar pas proteinave. Mosha që duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi marrjes së proteinave është ajo mbi 50 vjeç, sepse pas asaj moshe trupi i njeriut fillon të humbë masë muskulore në mënyrë të vazhdueshme.proteina

Sa proteina duhet të konsumoni?

Dietologët rekomandojnë që sasia e proteinave që një person duhet të marrë në ditë të jetë 0.36 g për çdo kg të peshës së trupit të tij. Për shembull, një person që peshon 68 kg duhet të marrë 54 g proteina çdo ditë. Dietologët thonë se proteinat nuk shërbejnë vetëm për të ndërtuar masë të re muskulore, por edhe për të ruajtur masën që gjendet në trup.

Si ta kuptoni se keni nevojë për më shumë proteina?

Sëmureni më shpesh

Proteinat ndihmojnë në forcimin e imunitetit, ato kujdesen për  mirëfunksionimin e organeve të trupit dhe për rruazat e bardha të gjakut, të cilat luftojnë sëmundjet dhe infeksionet. Pra, nëse sëmureni më shpesh dhe ju shfaqet një sëmundje vazhdimisht, kjo mund të jetë shenjë e mungesës së proteinave në organizmin tuaj.

Keni ënjtje të këmbëve \ kyçeve

Proteinat ndihmojnë në rregullimin e sasisë së lëngjeve në inde dhe në tkurrjen e muskujve, që bën të mundur largimin e lëngjeve nga pjesa e poshtme e këmbëve dhe kyçeve. Nëse ky proces nuk ndodh, pra nëse lëngjet nuk largohen nga pjesa e poshtme e këmbëve, ju rrezikoni t’ju shfaqet Edema, ënjtje e këmbëve për shkak të pranisë së lëngjeve. Prandaj duhet që në çdo rast të konsultoheni edhe me mjekët.

Ndiheni i lodhur dhe i përgjumur

Të qenurit i lodhur është një shenjë e mungesës së proteinave, por në shumë raste të tjera mund të jetë edhe një shenjë e mungesës së hekurit. Trupi ka nevojë për proteinat dhe hekurin për të prodhuar hemoglobinën, proteina që është e pasur në hekur dhe është përgjegjëse për furnizimin e organizmit me oksigjen. Kjo mungesë oksigjeni në qeliza shkakton ndjesinë e lodhjes.

Lëkura nuk duket e shëndetshme

Kur njerëzit nuk marrin sasinë e duhur të proteinave, plagët nuk shërohen lehtë dhe lëkura duket  e zbehtë dhe e thatë. Proteinat janë të nevojshme për riparimin e indeve, dhe një mungesë e tyre në regjimin ushqimor mund të shkaktojë probleme të lëkurës. Lëkura e zbehtë mund të jetë edhe shenjë e mungesës së hekurit në organizëm.

Thonjtë janë të brishtë dhe lëkura rreth tyre rripet shpesh

Thonjtë që thyhen lehtë, që këputen, që kanë pika të bardha dhe lëkura rreth tyre që rripet shpesh,  këto mund të jenë shenja që ju tregojnë se duhet të konsumoni më shumë proteina. Thonjtë kanë në përbërjen e tyre një proteinë të quajtur keratinë, dhe mungesa e proteinave në regjimin ushqimor shpesh ndikon edhe te shëndeti i thonjve.

Keni rënie nga pesha

Humbja e peshës, në pjesën më të madhe të rasteve, shihet si një gjë e mirë, por, ndonjëherë ajo vjen si pasojë e humbjes së masës muskulore. Muskujt kanë më shumë peshë se yndyrat, dhe rënia në rastet kur humbim masën muskulore çon në humbje të fuqisë dhe shkathtësisë. Shpeshherë të rriturit nuk ushqehen si duhet, dhe kjo mund të jetë e rrezikshme sepse  sjell dobësi dhe probleme të tjera të shëndetit.

Mënyrat më të mira për të marrë proteina

Mishi është një burim i mirë proteinash, por jo ai i pa gatuar mirë, që mund të jetë i pasur me yndyra të ngopura. Mishi i derrit, i shpendëve, peshku, vezët, arrat, fasulet dhe djathi i bërë nga qumështi i sojës janë ushqime shumë të pasura me proteina.

Mënyra më e mirë për të marrë proteinat gjatë ditës është të ndiqet një regjim ushqimor i tillë: vezë në mëngjes, arra në drekë (përveç ushqimeve të tjera) dhe djathë pasdite. Shpeshherë të rriturit nuk kanë as oreksin dhe as fuqinë për të gatuar, kështu që atyre u këshillohet konsumimi i akulloreve, sepse përmban proteina, kalcium dhe lëngje.

Nëse arrini të rrisni sasinë e proteinave që merrni, dhe ushtroheni që këto proteina t’i ktheni në masë muskulore, do të keni një përmirësim të dukshëm të shëndetit. Proteinat na ndihmojnë të jetojmë më gjatë dhe më mirë.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe