Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Kjo është recetë e shkëlqyer dhe ushqim tepër i shëndetshëm për fëmijën tuaj (1-2 vjet). Një recetë e shijshme me vezë (për darkë apo për drekë).
Përbërësit:
- 2 karrota të vogla ose 1 të madhe
- Gjysmë kungull i njomë
- Brokoli
- 3 lugë çaji kos
- Vezë
- Vaj ulliri
- Një majë luge kripë
Përgatitja:
Zieni, brokolin, kungullin e njomë, karrotat dhe pastaj bëjini pure.
Përzieni vezën me kos dhe shtoni pak kripë. Shtoni perimet e bëra pure në këtë përzierje, skuqini me pak vaj ulliri dhe ushqimi i fëmijës është gati.
Një vezë përmban rreth 280 mg kolesterol. Rekomandimi i zakonshëm i mjekut është që fëmijët të konsumojnë optimalisht tre vezë në javë. Në ushqimin e foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm e verdha e vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë.
Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al


