Dieta e paleolitit ju shpëton nga bllokimi i arterieve dhe ataku në zemër

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

dieta e paleolitit1

 

Kjo dietë është quajtur ndryshe dhe “dieta e njeriut të shpellave”, sepse përmban  vetëm  ushqime që  paraardhësit tanë të epokës së paleolitit mund të siguronin.

Gjatë një eksperimenti klinik të kryer tek disa vullnetarëve, u vu re një përmirësim i dukshëm në shëndetin e tyre pas ushqyerjes me dietën ushqimore të epokës së paleolitit.

Pjesëmarrësve iu paraqit një menu e dietës Paleo, një giudë dhe disa këshilla se si mund ta përfshinin sa më mirë këtë dietë në jetën e tyre të përditshme.

dieta e paleolitit

Nga ky eksperiment u  vu re se pjesëmarrësit ranë në peshë. Personat që e ndoqën dietën konsumuan rreth 22% më pak kalori dhe morën 44% më pak gramë karbohidratesh gjatë kohës që ndoqën dietën paleolite.

Për fat të keq në studim nuk u përfshinë edhe njerëzit që nuk e ndoqën dietën, prandaj nuk mund të bëhet një krahasim mes tyre. Shkencëtarët janë akoma në mëdyshje nëse përmirësimi që u vu re në sistemin imunitar erdhi si pasojë përzgjedhjes së veçantë të ushqimeve, rënies në peshë, apo uljes së konsumimit të kalorive dhe karbohidrateve.

Studime të mëtejshme do të kryhen për të treguar efekte të tjera pozitive të kësaj diete, por ajo që mund të thuhet me besim të plotë është se kjo dietë nuk ka absolutisht asnjë efekt negativ.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Shenjat e fshehta të problemeve me zemrën që nuk duhet t’i injoroni
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm