Mënyra si fle tregon sa e do partnerin

Sipas një studimi, mënyra se si silleni gjatë gjumit me partnerin tuaj, ka një domethënë të madhe për lidhjen që ju keni. Studiuesit e Universitetit të Herfordshajërit mbikëqyrën 1000 vetë dhe zbuluan se çiftet që mbanin kontakt fizik ndërsa flinin, ishin më të lumtur në marrëdhënien e tyre. Mbi 94% e çifteve që prekeshin ndërsa flinin thanë se ishin të lumtur, ndërsa vetëm 68% e çifteve që nuk prekeshin ndërsa flinin thanë se ishin të kënaqur me marrëdhënien e tyre.

fle cift gjumeJo vetëm ajo, distanca fizike ndërsa fle duket se përkthehet në distancë emocionale. Nga 12% e çifteve që flinin me më pak se 2 cm largësi nga partneri i tyre, 86% thanë se ishin të lumtur. Nga çiftet që flinin më shumë se 30 cm larg, vetëm 66% thanë se ishin të lumtur.

“Ky është studimi i parë për mënyrën se si flenë çifte dhe rezultatet u japin mundësi njerëzve të shohin më tepër brenda personalitetit dhe marrëdhënies thjesht duke i pyetur ata lidhur me pozicionet e fjetjes”, tha profesori Riçard Uaisman, psikolog dhe udhëheqës i studimit.

Pozicioni më i zakonshëm i çifteve ishte fjetja me kurriz njëri me tjetrin me 42%. 31% flenë përballë njëri-tjetrit.

Interesant është fakti se sa më shoqëror të jetë një individ, aq më afër fle me partnerin e tij/saj. Ndërsa tipat kreativë janë të prirur të flenë në krah të majtë.

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?