Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta!
Bimët në ngjyrë të purpurt përfaqësojnë luksin, sofistikimin dhe familjen mbretërore.
Kur është fjala për mirëqenien tuaj, frutat dhe zarzavatet në këtë ngjyrë përfaqësojnë një shumëllojshmëri të benefiteve shëndtësore.
Fuqia e purpurt mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja. Këtu janë disa mënyra si t’i përfshini këto produkte në dietën tuaj.
Këto ushqime parandalojnë plakjen e parakohshme: ngjyra e purpurt vjen nga një pigment i quajtur anthokianin, një antioksidant i fortë dhe mbrojtës i cili mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut për t’u prekur nag kanceri, gjithashtu mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës dhe plakjen e shëndetshme.
Ju mbrojnë zemrën: Frutat dhe perimet e purpurta janë të mbushura me flavonoide të cilat ju ndihmojne të keni zemër të shëndetshme, si dhe janë tepër të dobishme për sistemin kardiovaskular. Gjithashtu mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Burimi: yourhealthycupoftea / shendeti.com.al


