Studim: Ushqyerja me gji parandalon kancerin e gjirit tek femrat

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Një grup hulumtuesish shkencorë gjatë 20 viteve të fundit kanë mbajtur nën vëzhgim 630 femra të cilat janë trajtuar më përë për kancer në gji. Ata dolën në përfundimin se femrat të cilat kishin pasur të paktën një shtatzëni dhe kishin ushqyer fëmijën me gji, ishin më pak të rrezikuara të prekeshin nga kanceri i gjirit.ushqyerja me gji

Ka të paktën një dekadë që po bëhen kërkime për lidhjen midis ushqyerjes me gji dhe kancerit.

Një tjetër problem ishte dhe fakti se shumë gra, edhe pse ushqenin me gji fëmijën, kishin tendencën ta linin më herët seç duhej. Sipas raporteve statistikore, vetëm 7 nga 10 të porsalindur ushqehen me gji, në krahasim me 8 nga 10 që ka qenë para tre vitesh. Më shumë se gjysma e linin para se fëmija të arrinte moshën 6 muajshe, që është  mosha e këshilluar. Akoma më pak, rreth 30 %  e ushqenin fëmijën me gji deri në moshën 12 muajshe.

Mjekët pediatër rekomandojnë ushqyerjen me gji për të paktën 6 muajt e parë. Pas kësaj kohe, fëmijët duhet të ushqehen me gji dhe me ushqime të tjera plotësuese derisa të arrijë moshën 1 vjeç.  Pas kësaj moshe nuk është më e nevojshme të vazhdohet, por kjo varet edhe nga fëmija ose nëna.

Ka shumë arsye se pse rekomandohet kjo rrugë.  Ushqyerja me gji i mbron fëmijët nga infeksionet e veshëve, prerjet e barkut dhe alergjitë.

Ritmi i vdekjeve të papritura tek të porsalindurit ulet me më shumë se një të tretën tek fëmijët që ushqehen me gji, si dhe në mosha më të vona ul rrezikun nga obeziteti. Qumështi natyral nga nëna ndihmon  në funksionimin e rregullt të sistemit imunitar të fëmijës. Ai luan rol të rëndësishëm në ndarjen e qelizave, rigjenerimin e tyre, shpejtësinë e shërimit të plagëve dhe shpërbërjen e karbohidrateve.  Zinku ndihmon gjithashtu në zhvillimin normal të shqisave të nuhatjes dhe shijimit .

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi