Mezi rrini zgjuar dhe dremisni gjithë kohës? E ka fajin ora juaj biologjike

cifti-gjume

Përshtati në shqip për shendeti.com.al: Marsela Aliaj

Gratë vazhdimisht rrinë zgjuar natën, shtrirë përkrah burrave që flenë të qetë. Ky është një fenomen që ndodh tek një pjesë e madhe e çifteve dhe nuk është diçka e re.

Shkencëtarët mendojnë se kanë zbuluar më në fund arsyen se pse burrat duket sikur e kanë më të thjeshtë t’i zërë gjumi sesa partneret e tyre.

Pasi kryen disa punë kërkimore shumë të shtrenjta, ata zbuluan se ora biologjike e femrave është dy orë përpara asaj të meshkujve.

Duke qenë se në një lidhje janë kryesisht meshkujt ata që e përcaktojnë orarin e gjumit, del e qartë se ata e kanë më të lehtë të flenë direkt me të vënë kokën në jastëk.

Pasojat e kësaj janë se femrat luftojnë orën e tyre natyrale dhe ndihen më se të lodhura në momentin që shkojnë për të fjetur, si dhe më të zgjuara në mëngjes. Ky kërkim i cili u drejtua nga kërkimtarë kanadezë, u krye mbi një grup me 25 burra dhe gra për 72 orë duke monitoruar sjelljet e tyre të gjumit.

Ora biologjike që  kontrollon orarin e fjetjes dhe të zgjimit është ajo që i bën femrat të ndihen të lodhura natën dhe shkakton shterim fuqish e rraskapitje.

Kërkimi, i publikuar në gazetën Proceedings of the National Academy of Sciences, u zhvillua me qëllimin për të kuptuar se pse femrat vuanin nga pagjumësia më shumë sesa meshkujt. Ata gjetën se femrat kishin një probabilitet më të madh sesa 50% që të luftonin me gjumin.

Ata që morën pjesë në këtë studim, u vendosën në një laborator ku u mbajtën rreth një orë zgjuar përpara se t’u ofrohej të flinin.

Përgjigjet e trupit të tyre u monitoruan për të patur një ide sa më të mirë se si funksiononte ora e tyre biologjike, ritmi i tyre i brendshëm, si dhe temperatura dhe niveli i hormonit të gjumit. Nga kjo doli si përfundim se femrat kishin një ritëm 1.7 deri në 2.3 orë më të shpejtë se meshkujt.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa