Fëmija i lindur me sëmundjen e rrallë që e pengon të rritet normalisht

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Një fëmijë është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, e cila sipas të ëmës po e kthen atë sërish në bebe. Djali 2-vjeçar Kade Gibbons vuan nga një çrregullim i trurit, i njohur ndryshe edhe si sindroma e Hellerit. Kjo sëmundje e ka kthyer atë sërish si në moshën 6 mujore dhe i shkakton disa kriza brenda një ore. Nëna e tij, 26-vjeçarja Melissa, tha se ajo pa shenja të çuditshme te ai që kur ai ishte disa muajsh. Sëmundja e ul furnizimin e trurit me oksigjen dhe prek shumë zhvillimin e tij mendor.kade-gibbons1

Nëna e tij thotë se e ka shumë të vështirë ta shoh të birin të kthehet sërish disa muajsh. Sipas saj, ai ka pasur një zhvillim normal deri në moshën 4 mujore, kur papritur atij i filluan disa kriza të çuditshme dhe ai shumë shpejtë u kthye në gjendjen e mëparshme. Ai ka një çrregullim mendor në nivelin që mund ta ketë një fëmijë, ky çrregullim e dëmton trurin e tij dhe e kthen atë në një fëmijë, me shumë shanse ai do të mbetet gjithmonë fëmijë, thotë nëna e tij. Sëmundja e tij, që mendohet të jetë gjenetike dhe për të cilën nuk ekziston ende një kurë, përshkruhet si një formë e çrregullimit të zhvillimit të fëmijëve. Nëna e tij thotë se për shkak të sëmundjes, djali i saj nuk mund të hajë, ecë apo flasë. Kjo lloj epilepsie që ai ka nuk i përgjigjet asnjë mjekimi. Edhe pse në këtë gjendje, nëna thotë se atij i pëlqen shumë qetësia dhe akuariumet. Nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar këtë gjendje por pas një testi të plotë gjenetik, mjekët thanë se ajo mund të jetë shkaktuar nga një çrregullim shumë i rrallë gjenetik.

Më shumë rreth sindromës Heller

Ajo është një sëmundje shumë e rrallë në të cilën fëmijët zhvillohen normalisht deri në moshën dy vjeçare dhe më pas pësojnë humbje të aftësive komunikuese, të sjelljes dhe aftësive  për t’u socializuar. Kjo sindromë është dokumentuar për herë të parë në vitin 1908 nga Theodor Heller, një mësues austriak. Sipas tij ajo është një sindromë shumëdimensionale që prek shumë aspekte të zhvillimit të fëmijës. Sindroma e Hellerit konsiderohet si një problem i shëndetit mendor dhe mbikqyret nga grupet që studiojnë dhe trajtojnë autizmin. Kjo është një sindromë e rrallë që prek 1 në 100.000 fëmijë dhe prek më së shumti djemtë. Edhe pse nuk dihet saktësisht se cili është shkaktari i saj, në grupet e shkencëtarëve mendohet se ajo lidhet me neurobiologjinë e trurit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit