Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj
Sallatë me mango, avokado dhe mish pule
Për katër persona :
Përbërësit për sallatën:
- tas plot me sallatat e stinës
- 1 mango e madhe, e larë dhe e qëruar
- 1 avokado e madhe, e larë dhe e qëruar
- 2 fileto pule të pjekura
Për salcën e sallatës:
- 2 lugë mustardë
- 1 lugë mjaltë
- 2 lugë lëng limoni
- 1 lugë vaj ulliri
- Pak piper dhe kripë
Si ta përgatisni :
- Ndajini filetot e pulës në fije të mëdha
- Qëroni dhe prisni në feta të holla mangon dhe avokadon
- Në një pjatë të madhe shtroni një shtresë sallate, një tjetër me mango, avokado dhe vendosni sipër pjesët e pulës.
- Përbërësit për salcën përziejini së bashku dhe hidhjani sipër sallatës pikërisht përpara se t’i servirni.
Informacion: Kalori:300 ; Yndyra: 12 gramë; Proteina: 29 gramë ; Karbohidrate: 20 gramë : Sheqer:17 gramë.
Merluc me erëza dhe limon
Përbërësit:
2 peshq merlucë të freskët
2 lugë vaj ullir
1 limon, i prerë në feta
Borzilok i fresët
Kripë dhe piper të zi
Si ta përgatisni:
- Vendosni peshqit nën një shtresë letër alumini
- Hidhni sipër të dyve nga një lugë vaj ulliri, një fetë limoni dhe borzilok. Hidhni edhe pak kripë dhe
- Përthyeni letrën e aluminit anash që të krijoni një si xhep. Futini në furrë për pak më shumë se 15 minuta në temperaturë të lartë. Furra të jetë nxehur paraprakisht.
- Lëreni të ftohet për 5 minuta. Shoqërohet me fleta të freskëta limoni.
Informacion: Kalori: 305 ; Yndyrë: 15 gramë; Proteina: 40 gramë; Karbohidrate: 0 gramë; Sheqerna: 0 gramë.
Omëletë indiane
Përbërsit
- 3 të bardha vezësh dhe 1/4 e të verdhës
- pak kripë dhe piper të zi për shije
- 1 lugë vaj ulliri
- ¼ fara mustarde
- 1/8 shafran
- 2 qepë jeshile, të prera hollë
- ½ filxhan me domate të grira
- 1 filxhan me speca jeshile të grira
- Sipas dëshirës: Një dorë me spinaq
Si ta përgatisni
- Përzieni kripë, piper, vezë dhe shtoni edhe pak qumësht (sipas dëshirës) në një tas. Trazojeni deri sa të përzihen mirë të gjithë ingredientët.
- Skuqni vajin në një tigan. Shtoni farat e mustardës dhe shafranin. Gatuajini për 30 sekonda duke i trazuar vazhdmisht. Shtoni qepët dhe gatuajini për 30 sekonda ose deri sa të zbuten. Përziejini vazhdimisht. Shtoni domatet, specat dhe spinaqin. Gatuajini për 1 minutë ose deri sa të zbuten.
- Uleni nxehtësinë. Hidhni vezët në tigan dhe shpërndajeni njëtrajtësisht. Gatuajeni deri sa anët të fillojnë të bëhen kafe (gati 2 minuta). Me kujdes futeni lugën anash omletës me qëllim që pjesa e pabërë e vezës që ka mbetur në mes të perhapet dhe të bjeri në kontakt me anët e tiganit.
- Vazhdoni të gatuani deri sa të piqet edhe qendra ( rreth 2 minuta të tjera) . Me kujdes përthyejeni omletën më dysh. Zhvendoseni me kujdes në një pjatë. Ju bëftë mirë!
Informacione: Kalori: 134; Yndyrë: 4.7 gramë; Natrium: 384 mg; Karbohidrate: 4.5 gramë; Fibra: 1.2 gramë; Sheqerna: 0 gramë; Proteina: 15.7 gramë.
Burimi: Men’s Fitness




