Vesi i duhanpirjes te nënat shtatzana po sjell dëmtime serioze tek femijët e tyre. Fëmijët e lindur nga nënat duhanpirëse rezultojnë të kenë probleme me zemrën.
Ky është përfundimi i një studimi të kryer në bashkëpunim mes spitalit pediatrik të Siatëllit dhe Shkollës së Shëndet Publik të Universitetit të shtetit të Uashingtonit. Ekipi i shkencëtarëve hulimtoi të dhënat për lindjet e mbi 14 mijë fëmijëve me probleme në zemër për periudhën 1989-2011. Ato u krahasuan me të dhënat e mbi 62 mijë fëmijëve normalë. Studimi përcaktoi se përdorimi i duhanit përgjatë shtatëzanisë ka ndikim të drejtpërdrejtë negativ te zemrae fëmijës; te rritja e mundësisë për abort; një lindje e parakohshme, apo foshnja të pazhvilluara mirë. Shkencëtarët duke krahasuar të dhënat vërtetuan se fëmijët e nënave duhanpirëse – më shumë se 20 cigare në ditë, ishin të prirur për të patur një defekt tëlindur të zemër. Femrat mbi moshën35 vjeç, sipas studimitkanë dy herë mëshumë mundësi që të lindin një foshnjëme probleme në zemër, krahasuar me shtatëzënat jo-duhanpirëse. Defektetnë zemër, përfshijnë problemet me valvulat; me arteriet që e çojnë gjakun në mushkëridhe me vrima në “murin” e organit që ndan dy barkushet. Për korrigjimin e këtyre defekteve mjekët kanë sygjeruar ndërhyrje kirurgjikale.



