Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Ndryshim drastik vetëm me shumë ujë dhe ecje. Kjo është dieta sekrete e nënës obeze, e cila humbi rreth 60 kg për vetëm një vit. 23-vjeçarja Natalie Burtina ka zbuluar se ka humbur 58 kg pasi zëvendësoi pijet e gazuara me ujin.
Ajo kishte pasur probleme me peshën që në adoleshencë, por, sidomos pas lindjes së fëmijës së parë, ajo kishte shtuar në peshë në mënyrë drastike.
Pesha e madhe, rreth 135 kg, nuk e turpëronte vetëm fizikisht, por e pengonte edhe në jetën e përditshme. Natalie e kishte të vështirë të kujdesej për djalin e saj që vuan nga autizmi, sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti.
Kjo pamundësi e shtyu që të merrte vendimin për të ndryshuar mënyrën e ushqyerjes dhe të jetesës në përgjithësi. Ajo hoqi dorë nga ushqimet e përpunuara, sheqernat dhe ushqimet e shpejta, dhe i zëvendësoi ato me perime, fruta dhe shumë ujë. 23-vjeçarja gjithashtu filloi të ecte rregullisht gjatë javës, ndërsa në qershor të këtij viti ajo krijoi aq besim sa për të shkuar në palestër.
Natalie tani shkon në palestër tre herë në javë, ndërkohë që nuk e lë pas dore ecjen dhe dietën ushqimore.
Ajo tani peshon vetëm 75 kg dhe thotë se është shumë e kënaqur me veten.
“Jam shumë e lumtur dhe kam shumë besim dhe energji tani”, tregon Natalie.
Burimi: Mirror.co.uk / https://shendeti.com.al/



