Ushqime që kardiologët refuzojnë të hanë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Kardiologët janë njerëz si të gjithë ne, me përmasa dhe forma nga më të ndryshmet. Ata janë, megjithatë, më të kujdesshëm për mënyrën e të ushqyerit, përpiqen të ndjekin një dietë të shëndetshme dhe të kenë një mënyrë jetese më aktive. Ju mund të hani ushqime të shëndetshme, por, nëse pini duhan ose nuk jeni aktivë fizikisht, nuk jeni më pak të rrezikuar të prekeni nga problemet në zemër.

Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve si për meshkujt ashtu edhe femrat në SHBA, ku, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, vrasin rreth 610 mijë njerëz çdo vit.

Ja cilat janë ushqimet që kardiologët refuzojnë të hanë:

Çdo ushqim i përpunuar ose i ngrirë

ushqime-te-ngrira

“Këto ushqime përmbajnë zakonisht përbërës kimikë, aditivë dhe konservues që nuk janë të shëndetshëm”, thotë dr. Kevin Cambell, një ndër kardiologët më të mirë në botë.

“Ushqimet e freskëta sigurojnë lëndë ushqyese më të mira dhe kanë më pak kalori, ndërsa ushqimet e përpunuara përmbajnë aditivë kimikë që prodhohen në mënyrë artificiale. Përveç kësaj, këto ushqime kanë gjithashtu përmbajtje të lartë në sodium”, shton ai.

Pijet e gazuara ose ato energjike

pije-te-gazuara

“Këto janë ushqime pa kalori”, thotë dr. Cambell. “Ato nuk kanë asnjë vlerë ushqyese dhe mund të shkaktojnë obezitet”, shton ai.

Patatinat

patetina

“Këto janë ushqime të mbushura me kalori, po pa asnjë vlerë ushqyese”, thotë dr. Campbell. Patatinat bëjnë pjesë gjithashtu në kategorinë e ushqimeve që ju plakin para kohe, duke qenë se prodhohen shpesh me olestra, një zëvendësues i yndyrës që nuk shton as yndyra, as kalori apo kolesterol. Por ngjiten tek vitaminat A, E, D, K dhe karotenoidet, që janë lëndë ushqyese antioksiduese dhe i nxjerrin ato nga trupi.

Ushqimet e skuqura

ushqime-te-skuqura

“Nuk ka asnjë arsye përse duhet të hani ushqime të skuqura. Nuk kanë asnjë përfitim për shëndetin e zemrës”, thotë dr. Campbell. Kur i skuqni ushqimet, vaji bëhet kancerogjen. Gjithashtu, kur vaji dhe yndyrat ekspozohen ndaj temperaturave të larta, formohen radikale të lira. Yndyrat e transformuara tek këto ushqime shkaktojnë inflamacion në trup.

Yndyrat e këqija pengojnë tiroidet të prodhojnë mjaftueshëm hormone.

Shumë alkool

alkool

“”Një gotë verë në natë është e mirë për shëndetin”, thotë dr. Yancy. “Por jo më shumë”.

Nëse e teproni me të, ju konsumoni shumë kalori boshe dhe sheqer. Alkooli mund të shkaktojë simptoma të aritmisë, që rrit me pesë herë rrezikun për goditje në tru.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet