Një mollë në ditë ul rrezikun për zhvillimin e 5 llojeve të ndryshme të kancerit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Konsumimi i mollëve çdo ditë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të pesë llojeve të ndryshme të kancerit, ka dalë në përfundim një studim i ri.molla

Hulumtuesit shkencor kanë zbuluar se personat që hanë të paktën 1 mollë në ditë janë pak të rrezikuar të preken nga kanceri i mushkërisë, i zorrëve, gojës, traktit digjestiv dhe kancerit të gjirit, se njerëzit që e konsumojnë rrallë këtë frut.

Një rishikim i 40 studimeve të mëparshme, nga ekspertët e Universitetit të Peruxhias, në Itali, ka zbuluar se përfitimi më i madh është parë tek kanceri i stomakut dhe ezofagut, kur disa të dhëna sugjeronin se mollët e përgjysmonin rrezikun për zhvillim të këtyre llojeve të kancerit.

Personat që konsumojnë rregullisht molla kanë gjithashtu 25% më pak rrezik të preken nga kanceri i mushkërive dhe 15% më pak rrezik nga kanceri i gjirit. Dihet që një dietë e shëndetshme, me fruta dhe perime, ka efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit, por ka shumë pak të dhëna që tregojnë saktësisht cilat ushqime bimore kanë më shumë përfitime shëndetësore.

Hulumtuesit shkencorë janë përqendruar tek mollët, duke qenë se janë frutat më të konsumuara në shtetet evropiane dhe janë një burim i mirë i “phytochemicals”, substanca natyrale që gjenden tek bimët dhe kanë veti të forta kundër kancerit.

Mollët janë gjithashtu të pasura me flavonoide, përbërës që mendohet se ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave