Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Amerika dhe Europa mbajnë rekord për sëmundjen alcajmer. Sipas studimeve kjo sëmundje është më e përhapur tek këto vende për shkak të stilit të jetesës.
Ja cilat janë disa nga ushqimet që nxisin zhvillimin e sëmundjes alcajmer:
Mishi i kuq: sipas një studimi të UCLA, thuhet se konsumimi i tepërt i mishit të kuq përshpejton dëmtimin oksidativ përgjegjës për sëmundjen Alcajmer. Nuk është e thënë që ta ndërprisni komplet konsumimin e tij, por duhet tqa reduktoni në maksimum.
Karbohidratet dhe sheqernat e rafinuara: karbohidratet dhe sheqernat rrisin nivelin e glukozës në gjak, gjë e cila mund të ndikojë edhe në inflamacione në tru. Sipas studimeve, personat mbi 70 vjeç që hanë shumë karbohidrate dhe sheqerna janë 4 herë më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundja alcajmer.
Ushqimet e konservuara: janë të tejmbushura me kripëra dhe konservues të tjerë që shërbejnë për të mos prishur ushqimet. Sipas studiuesve këto konservues ndihmojnë në dëmtimin e trurit dhe zhvillimin e sëmundjes alcajmer.
Burimi: Step to Health


