Ja çfarë duhet t’i shtoni vaktit të mëngjesit për të rritur metabolizmin dhe për të rënë në peshë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës që nuk duhet të lihet asnjëherë pa konsumuar. Studime të shumta ndër vite kanë treguar se personat që hanë mëngjes kanë nivel energjie më të lartë, metabolizëm më të përshpejtuar dhe kanë një peshë më të mirë trupore.

Duhet të keni parasysh që mëngjesi i duhur për të rënë në peshë duhet të jetë i shëndetshëm dhe duhet të përfshijë këto elementë:

Concept image of a woman on a diet, eating a measuring tape, isolated on white

Proteinat: ushqimet proteinike ju mbajnë të ngopur gjatë, ulin ndjenjën e urisë dhe ju zvogëlojnë masën dhjamore. Në mëngjes ju duhet të përfshini një nga këto ushqime proteinike: kos, arra, vezë të ziera, gjalp kikiriku apo pluhur proteinik.

Zëvëndësoni ushqimet e ëmbla me frutat: frutat janë të pasura me fruktozë, vitmaina, minerale dhe fibra. Ato ju japin vlerat e domosdoshme ushqyese që në mëngjes. Bashkë me mëngjesin zgjidhni të konsumoni edhe një frut. Qëndroni larg biskotave të ëmbla, brioshëve apo kekëve në mëngjes në mënyrë që të bini në peshë.

Yndyrna të shëndetshme: nëse doni të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe të nxisni tretjen konsumoni pak yndyrna të shëndetshme që në mëngjes. Zgjidhni vaj kokosi, avokado, fara lini, gjalp bajamesh, arra apo fruta të tjera të thata.

Perimet: mos i harroni t’i konsumoni në çdo vakt. Janë të pasura me fibra, minerale dhe vitamina dhe përmirësojnë lëvizjen e zorrëve. Zgjidhni çfarë perimesh të doni për t’i konsumuar në mëngjes, ato janë të ulëta në kalori dhe ju ndihmojnë të bini në peshë.

Tërshëra: është ideale për të rënë në peshë. Ju mban të ngopur gjatë, përmirëson lëvizjen e zorrëve, ju jep energji dhe ju përshpejton metabolizmin. Kombinoni tërshërë me kos me fruta të freskëta dhe të thata dhe 1 lugë gjalp bajamesh.

Burimi: Cure Joy

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe