Kujt i kishte shkuar mendja! Këto ushqime janë më të shëndetshme nga sa duken

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

ushqJu mund ta dini se disa ushqime mund të bëhen pengesë në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Por në realitet, asgjë nuk duhet të shmanget plotësisht. Në fakt, ekspertët thonë se disa ushqime që ne jemi të prirur për t’i shmangur, në të vërtetë janë të mira për t’u konsumuar dhe ju japin përfitime të habitshme shëndetësore.

Djathi: Përveçse është i lartë në kalcium dhe shërben për shëndetin e kockave, djathi është i pasur me zink dhe është nga aleatët më të mirë për shëndetin e dhëmbëve, thotë Franci Cohen, dietolog. Në fakt konsumimi i djathit ndihmon në pastrimin e ushqimit të mbetur në gojë, duke vepruar si një “furçë dhëmbësh ushqimore”, thotë Cohen.

Kafe: Kafja në të vërtetë ka shumë përfitime shëndetësore. Ajo jo vetëm zvogëlon rrezikun për tu prekur nga parkinsoni dhe diabeti i  tipit 2, por edhe përmirëson humorin, kujtesën si dhe rrit nivelin tuaj të energjisë, thotë Cohen.

Çokollatë e zezë: Çokollata mund të jetë e lartë në yndyrë dhe kalori, por çokollata e errët me një përqindje të lartë të kakaos (në mënyrë ideale 85 për qind) e konsumuar në moderim, mund të ulë nivelet e kortizolit, hormonit të stresit.

Gjalp kikiriku: Sigurisht, ekzistojnë disa lloje të gjalpit të cilat mund të kenë të shtuara sheqerna, thotë dietologia Lara Felton. Por kur zgjidhni një version natyral në të cilën përbërësit e vetëm janë kikirikë dhe kripë, ai gjalpë mund të jetë një burim i mirë i proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme.

Burimi: glamour

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe