Vitamina D rrit shanset që një grua t’i mbijetojë kancerit të gjirit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nivelet e larta të vitaminës D mund të ndihmojnë një grua t’i mbijetojë kancerit të gjirit, ka zbuluar një studim i ri. Gratë që marrin sasinë më të lartë të kësaj vitamine me anë të rrezeve të diellit kanë thuajse 1/3 e shanseve që t’i mbijetojnë kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.kancer i gjirit

Sipas ekspertëve, vitamina D pengon riprodhimin e qelizave kancerogjene, duke i vrarë ato.

Vitamina D, e siguruar nga rrezet e diellit, ndihmon gjithashtu në forcimin e kockave dhe mungesa e saj është një faktor rreziku për shumë lloje kanceri.

Vitamina D mund të gjendet gjithashtu tek peshku, qumështi dhe drithërat, dhe mund të konsumohet edhe si suplement.

Studime të mëparshme kanë treguar se nivelet e ulëta të vitaminës D tek gratë që janë duke arritur fazën e menopauzës rrisin rrezikun e zhvillimit të tumoreve në gji.

Mungesa e saj lidhet gjithashtu me një tumor trefish negativ, një formë e rrallë por agresive që gjendet në 1 në 5 raste.

Në studimin e kryer nga “Kaiser Permanente Northern California Division of Research” u përfshinë më shumë se 1600 femra.

Ata u monitoruan brenda dy muajve të diagnozës, pastaj pas 6 muajve, 2, 4, 6 dhe 8 viteve.

“Ne zbuluam se gratë që kishin marrë nivele më të larta të vitaminës D kishin 30% më shumë shanse të mbijetonin se ato me nivele të ulëta”, tregon drejtuesi i studimit, dr. Lawrence Kushi.

Studimi është publikuar tek revista “JAMA Oncology”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit