Zbulohet gripi i shpendëve në fermën e gjelave të detit në Britani: nuk përjashtohet infektimi i njerëzve

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi gjel-detiRreth 5.000 gjela deti do të ngordhin nga gripi i shpendëve në një fermë në Lincolnshire. Virusi H5N8 ka arritur në 14 vende europiane, prandaj Qeveria britanike ka dhënë urdhër që këta shpendë të rrinë në ambiente të mbyllura në mënyrë që të parandalohen ndonjë shpërthim epidemik. Ndërsa rreziku për infektimin e njerëzve është i ulët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këshilloi se virusi H5N8 nuk përjashton faktin se mund të infektojë edhe njerëzit. Sëmundja e këtyre shpendëve është raportuar në vende të tilla si Franca, Danimarka, Suedia, Gjermania dhe Finlanda. Në Hollandë 190.000 rosa janë therur në përpjekje për të paranaluar përhapjen e sëmundjes. Njerëzit mund të preken nga gripi i shpendëve direkt përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me shpendët e infektuar. Personat që punojnë në pulari dhe ferma janë më të rrezikuar se të tjerët. Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës