Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Festat e fundvitit janë shumë afër dhe dëshira për të ngrënë panetone, bakllava, gjel deti apo ushqime të tjera kalorike është e pashmangshme. Sipas studimeve njerëzit shtojnë në peshë 2-3 kg gjatë 2 javëve të festave të fundvitit.
Ja disa këshilla dietike se si të parandaloni shtimin në peshë:
Hani më shumë perime: çdo vakt duhet të përfshijë patjetër perime, sidomos ato me gjethe të gjelbër. Perimet përmbajnë vlera të larta ushqyese dhe parandalojnë akumulimin e yndyrnave në trup.
Shmangni gjalpin dhe yndyrnat e tjera: në festat e fundvitit, keku, panetonja, biskotat, bakllavaja dhe të gjitha ëmbëlsirat e tjera bëhen me gjalp. Duhet t’i shmangni sa më shumë të jetë e mundur nëse nuk doni të shtoni në peshë.
Hani drithëra: fibrat e gjendura në drithëra të tilla si thekra, orizi, tërshëra, buka integrale etj, ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.
Pini ujë dhe çajra: do të parandalojnë akumulimin e yndyrës dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur.
Hani fruta të thata: arrat, bajamet, lajthitë etj kanë yndyrna të shëndetshme dhe shumë të nevojshme për trupin. Ato ndihmojnë në parandalimin e kolesterolit të keq.
Pini çaj jeshil: është detoksifikues dhe ndihmon në shkrirjen e yndyrnave.
Shmangni alkoolin: edhe pse gjatë festave është thuajse e pamundur të shmanget alkooli, mundohuni të pini vetëm gjysmë gote verë.
Kujdes ëmbëlsirat: bakllavaja është një nga ëmbëlsirat me më shumë kalori. Mundohuni të hani diçka më të lehtë si psh tartë frutash.
Burimi: Health Care Tips


