Çfarë e shkakton kolesterolin e lartë? 4 faktorët që ju vënë në rrezik

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Është e vërtetë: Gjenet janë faktori i parë kryesor që ju rrezikojnë nga një sëmundje, përfshirë edhe kolesterolin e lartë. Nëse nëna ose babai juaj ka kolesterol të lartë, atëherë ka gjasa që të vuani edhe ju nga i njëjti problem.

Por, nukështë vetëm trashëgimia që mund të shkaktojë kolesterol të lartë. Shumë faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës kanë një ndikim të madh në këtë rrezik. Lajmi i mirë: Mund të ndryshoni zgjedhjet që bëni. Ja cilat janë 4 gabimet që ju vënë në rrezik nga kolesteroli i lartë.

Ushqeheni jo shëndetshëm

Një dietë e lartë në yndyra të ngopura, që gjendet tek mishi, gjalpi dhe produktet e qumështi, rrit rrezikun për zhvillimin e kolesterolit të lartë, ashtu si konsumimi i tepërt i ushqimeve të pasura me kolesterol. (Lexoni – Kolesteroli i lartë në gjak, çfarë (nuk) duhet të hamë)

Jeni mbipeshë

Nëse keni një indeks të massë trupore më të madhe se 30, ka më shumë gjasa që të keni nivele më të ulëta të kolesterolit të mirë (HDL) dhe nivele të larta të kolesterolit të keq (LDL).

Nuk bëni aktivitet fizik

Sa më shumë lëvizni, aq më të vogla janë shanset që të bëheni obezë ose mbipeshë. Kjo nuk është e vetjma mënyrë që aktiviteti fizik ndikon te nivelet  e kolesterolit. Stërvitja rrit gjithashtu nivelet e kolesterolit të mirë (HDL), ndërkohë që rrit madhësinë e grimcave të kolesterolit të keq LDL, duke e bërë atë më pak të dëmshëm.

Pini duhan

Akoma nuk keni hequr dorë nga duhani? Ai është shkaktari i 90% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive, dhe mudn të shkaktojë kancer në shumë pjesë të tjera të trupit. Nëse nuk jen bindur akoma që të lini duhanin, ja një tjetër arsye: duhanpirja ul nivelet e kolesterolit HDL dhe dëmton muret e enëve të gjakut.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj