Teknika japoneze që ju ndihmon të largoni stresin për vetëm 5 minuta

Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Stresi është pjesë e përditshmërisë. Por, ka raste kur ai mund të pengojë aktivitetin tonë të përditshëm dhe të ndërhyjë tek jeta personale e shëndeti.

Nëse vuani nga stresi, ju ftojmë të provoni këtë teknikë të vjetër japoneze qetësuese, që nuk do t’ju marrë më shumë se 5 minuta dhe mund të bëhet kudo.

 

Për ta praktikuar këtë teknikë, është e rëndësishme të kuptoni që çdo gisht i dorës përfaqëson ndjesi të ndryshme.

  • Gishti i madh – ndihmon për të luftuar emocione si ankth dhe shqetësim.
  • Gishti tregues – ndihmon për të luftuar frikën.
  • Gishti i mesit – ndihmon për të kontrolluar zemërimin dhe inatin.
  • Gishti i unazës – ndihmon për të luftuar depresionin dhe mërzitjen, e për të qenë më i vendosur.
  • Gishti i vogël – Ndihmon për të luftuar ankthin dhe rrit optimizmin e besimin në vetvete.

Për të harmonizuar energjitë në trup, shtrëngoni gishtin me dorën tjetër. Mbani secilin gisht për 1-2 minuta. Do ta kuptoni që po funksionin kur të ndieni pulsimin.

Për të qetësuar mendjen, ushtroni pak presion në qendër të pëllëmbës së dorës me gishtin e madh të dorës tjetër dhe mbajeni për të paktën 1 minutë.

Praktikojeni këtë teknikë çdo ditë për t’u qetësuar dhe larguar stresin./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa