Efekti anësor i ushqyerjes me gji që prek 1 në 10 gra dhe shumë pak janë në dijeni

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ushqyerja me gji forcon lidhjen mes nënës dhe foshnjës, ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës dhe forcon imunitetin e tij, megjithatë, ajo nuk është gjithmonë kaq e lehtë.

Shumë nëna janë të mendimit se “ushqyerja me gji është më e mira”, por shumë pak prej tyre flasin rreth efekteve anësore të saj.

Një në 10 gra që ushqejnë fëmijën e tyre me gji mund të preken nga mastiti – një gjendje që shkakton skuqje dhe inflamacion të indeve të gjirit.

Lindsey Bliss, nënë e 7 fëmijëve, thotë se gratë duhet të flasin rreth kësaj gjendjeje.

Ajo ka shpërndarë një foto në Instagram teksa është duke ushqyer me gji foshnjën e sapolindur. Në foto duket gjoksi i saj i skuqur dhe i inflamuar.

Ajo shkruan: Kur një gjoks i mirë duket keq – Përsëri!

Lindsey i ka ushqyer të gjithë fëmijët e tjerë me gji, por vetëm me të fundit i është shfaqur ky problem shëndetësor.

“Duke sikur dikush me ka goditur në gjoks”, tregon ajo për Cosmopolitan.

https://www.instagram.com/p/BRQp3rAluY5/

Çfarë është ekzaktësisht mastiti dhe çfarë e shkakton atë?

Tek gratë që ushqejnë foshnjat me gji, mastiti shkaktohet nga mbledhja e qumështit brenda gjirit. Mund të ndodh për një sërë arsyesh, duke filluar nga ushqyerja e shpeshtë ose mosushqyerja me gji e fëmijës, apo kur fëmija nuk e thith mirë qumështin.

Në këtë rast nëna ndjen ndjesi shpimi kur ushqen fëmijën me gji, që shoqërohet edhe me skuqje, ënjtje dhe nxehtësi të gjoksit. Për dhimbjen mund të aplikoni një pecetë të lagur për 15-20 minuta.

Ka raste kur gjiri mund të infektohet dhe do të duhet trajtimi me antibiotikë.

Nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se 12-24 orë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?