Kam probleme me marramendjen që nga lindja e djalit (sot 5 vjeç). I kam bërë të gjitha analizat, por më dalin mirë. Ju lutem më ndihmoni ç’të bëj?
Përgjigjet mjekja ORL pranë poliklinikës së specialiteteve nr. 3 në Tiranë, Anjeza Kuçi
Marramendja ose sindromi vestiginoz quhet sindrom sepse mund të vijë nga disa shkaqe. Në mosha të reja mund të jetë me
origjinë nga veshi i brendshëm, origjinë neurologjike, mund të shoqërojë probleme migrenoze, nga problemet e tiroides, mungesa e vitaminës D etj.
Nëse të gjitha analizat laboratorike, klinike e biokimike dalin brenda normës dhe pacientja ka histori familjare për probleme të veshit, zhurma në vesh, rënie dëgjimi, përveç marrjes së mendjes, do të këshilloja patjetër një konsultë me mjekun ORL për një sëmundje specifike të veshit, që ndonjëherë fillon pas lindjes së parë./ https://shendeti.com.al/


