Shafran Indie kundër osteoporozës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shafrani i Indisë ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e masës kockore tek të moshuarit.

Sipas një studimi të ri, suplementet e kësaj ereze indiane rrisin densitetin kockor me 7% brenda 6 muajve.

Me moshimin, kockat priren të tkurren në madhësi dhe densitet, gjë që çon në dobësimin e tyre dhe i prir që të thyhen më lehtë. Madje edhe mund të shkurtoheni. Muskujt zakonisht humbin forcën dhe fleksibilitetin dhe mund të humbisni koordinimin ose të keni probleme me ekuilibrin.

Rreth ¾ e të moshuarve pësojnë humbje të densitetit kockor, duke u rrezikuar nga osteoporoza dhe fraktura në këmbë apo krahë.

Një përbërës tek shfarani i Indisë, i quajtur kurkumin, mendohet se mund të parandalojë këto fraktura duke rritur densitetin kockor.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Genoa monitoruan disa pacientë të moshës rreth 70 vjeç, të cilët kishin pësuar humbje të densitetit kockor. Me anë të skanerit ultratinguj, shkencëtarët u matën densitetin kockor në gishta, gjunjë dhe nofulla në fillim dhe në fund të studimit.

Pas 6 muajsh, të moshuarit të cilët morën suplemente të shafranit të Indisë dhe lecitin soje (substancë që gjendet tek produktet e sojës, e verdha e vezës, mishi etj)  pësuan rritje të densitetit kockor me 7%. Kombinimi i shafranit të Indisë me lecitinën e sojës mendohet se ndihmon të parën që mos të tretet direkt në stomak, por të arrijë në zorrën e hollë, nga ku dhe absorbohet.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj