Dietë për trajtimin e kancerit të gjirit, gjatë kimioterapisë

Energji rreth 2200kcal/ditë
Proteina rreth 80gr/ditë

Qëllimi i dietës

  • Të kontrollojë efektet anësore të mjekimit.
  • Të promovojë marrjen e mjaftueshme të fitokimikateve, ushqimeve me veti kemo-protektive dhe antiinflamatore.
  • Të përmirësojë statusin ushqimor dhe të parandalojë rishfaqjen e sëmundjes.
  • Të mbajë një peshe trupore optimale.
  • Të rrisë cilësinë e jetës.
  • Për pacientet pas mastektomisë, edukimi mbi sigurinë e ushqimit është shumë i rëndësishëm.

Regjimi ushqimor

Mëngjes

  • 2 feta *bukë thekre me fara lini, luledielli dhe susami
  • 40gr gjizë të njomë me 1 lugë të madhe vaj lini (të përzier bashkë deri sa të unifikohen)
  • 1 vezë fshati (ose shkurte), me pak vaj *rozmarine
  • ¼ avokado me lëng limoni
  • 1 çaj *artemisa

Paradite

  • Lëng të shtrydhur me rozmarinë, selino, panxhar, karotë dhe mollë; ose lëng shege me pak portokall dhe xhenxhefil; ose lëng me shalqi, manaferra, rrush të kuq dhe boronica
  • 1 fetë bukë thekre me vaj rozmarine dhe avokado të shtypur bashkë me fara kungulli dhe lëng limoni
  • 1 çaj jeshil

Drekë

  • Sallata: rukola, spinaq, selino, gjizë të njomë, domate të thar ose të freskët dhe pak panxhar të freskët të grirë; 2. sallate me brokoli, karota & qepë; 3. sallatë me lakër të bardhe dhe të kuqe, karota, panxhar të grirë, portokall dhe majdanoz të freskët. Marinoni sallatën me salcë*
  • Pjata kryesore: 150gr sardele furre të vogla ose acuge ose skumbër ose stavridh ose vopë, me domate, qepë, dafinë, majdanoz dhe 2-3 feta bukë thekre; 2. 150gr gjoks pule fshati me patate të vogla me lëkurë, të pjekura në furrë me pak trumzë; 3. supë me thjerrëza, qepë, karotë, selino & dafinë; 4. supë me fasule ose qiqra; 5. 2 kupa oriz të egër me 100gr mish pule dhe salcë curry; 6. 2 kupa makarona organike me salcë domatesh, borziloku, hudhrash dhe qepësh, të shërbyer me pak djathë dhie të bardhë; 7. 100gr qofte me mish viçi të grirë dhe perime (hudhra, qepë, karota, rigon, majdanoz), të pjekura në furrë me patate të ëmbël ose topinambur ose rrepa.
  • 1 çaj jeshil

Pasdite

  • Kos pa yndyrë (0%) me fruta pylli dhe fruta të stinës, pak tërshërë, kanellë, fara lini, fara luledielli dhe pak mjaltë të pastër.
  • 2 arra Brazili
  • 1 çaj artemisa

Darkë

  • Sallata: Brokoli ose lulelakër, karota & qepë; ose sallate me domate, kastravecë, qepë, selino, speca dhe borzilok; ose sallatë rradhiqe të egra me vaj ulliri dhe limon; ose sallatë me karkaleca ose peshk ton me fasule të kuqe dhe të zeza, sallatë jeshile, qiqra, domate, misra, selino, majdanoz dhe vaj ulliri me limon.
  • Pjata kryesore: Patëllxhanë të mbushur me perime, domate, gjizë dhe erëza; ose fërgesë me domate, speca të kuq dhe vezë; ose kërpudha të bardha ose shitake ose porcini të pjekura me vaj ulliri dhe rozmarinë ose të gatuara si supë me qepë, vaj ulliri, hudhra, pak lëng kockash, pak patate dhe majdanoz të freskët; ose oriz me bizele, karota, qiqra dhe karkaleca të vegjël
  • Kos pa yndyre me kastravec, hudhra, kopër dhe vaj lini
  • 1-2 feta bukë thekre me fara

Para gjumit

  • 1 çaj me kanellë, fara finoku, boronicë të egër dhe mente
  • pak pjepër ose pjeshkë

Udhëzime mbi regjimin

  • Zgjidhni alternativën me peshk 3 herë në javë, me pulë, 1-2 herë dhe mish viçi jo më shumë se 1 herë në javë ose 1 herë në 10 ditë.
  • Kujdesuni që kur të vendosni fasule ose thjerrëza në darkë, të mos kombinohen me sallatë brokoli apo lulelakër në të njëjtin vakt.
  • Preferoni fruta dhe perime të stinës, sa më të pastra. Sigurohuni që domatet, spinaqi, selinoja, luleshtrydhet dhe mollët të jenë pa spërkatje, në të kundërt evitojini ose mollëve dhe domateve hiqjani lëkurën.
  • Zgjidhni oriz dhe makarona organike (gjeni te Edesia)
  • Zgjidhni mish vici te kullotave te pastra, marinojeni gjithmone me vere te kuqe ose birre dhe rozmarine, hudher dhe timo.
  • Bulmeti pa yndyre nuk rezulton ne rritje te rrezikut te kancerit te gjirit, mund ta preferoni.
  • Shafrani i Indisë është një erz me vlera të jashtëzakonshme antiinflamatore dhe anti-tumorale, por nuk duhet përdorur gjatë trajtimit me Cytoxan.

*Shpjegime

Vaji i ullirit të aromatizohet me rozmarinë: vendosni një tenxhere të madhe me ujë në zjarr. Në një tenxhere tjetër, më të vogël, hidhni vaj ulliri organik dhe degë rozmarine të lara dhe të thara mirë. E lini rreth një orë të ngrohet në tenxheren me ujin që vlon. E hiqni dhe e vendosni në kavanoz qelqi. E ruani në vend të freskët rreth 30 ditë. Më pas e largoni rozmarinën dhe përdorni vajin. Të njëjtën gjë mund të bëni për të përftuar vaj rigoni, në vend të rozmarinës vendosni rigon të freskët.

Përpara se ta përdorni çajin artemisa është mirë të konsultoheni edhe me mjekun dhe ta vini atë në dijeni.

Salcat e sallatave të përgatiten me vaj ulliri ekstra të virgjër, erëza të freskëta si majdanoz, borzilok, mente ose kopër, lëng limoni ose portokalli ose uthull molle, kripë deti dhe fara, të cilat I bluani së bashku në një blender

Këshilla të mëtejshme

  • Blini një pajisje për të bërë bukën në shtëpi. Kështu kontrolloni cilësinë e miellit, vajit dhe kripës, si dhe mund ta pasuroni me fara shumë të dobishme.
  • Blini miell thekre të kontrolluar.
  • Farat blijini organike, të paketuara mirë dhe me etiketën e skadencës.
  • Vajin e ullirit zgjidheni ekstra të virgjër.

Preparatet bimore

  • Evitoni: xhinsengun, ginkgo biloba, rrënjën e likorices, si dhe suplementet me emrin “black cohosh”, “wild yam root” dhe DHEA
  • Mund të preferoni: ekstraktet e farave të rrushit, pluhur frutash pylli si boronicat dhe preparate me përqendrim të ekstrakteve të shegës.

Suplemente

Vitaminat, mineralet dhe antioksiduesit duhet te merren nga ushqimi. I vetmi suplement që mund të këshillohet është Kalcium + Vitaminë D.
Këshillohet marrja e vitaminës D ne rast mungese.

Kujdes: ky material ofron këshillim të përgjithshëm, nuk përbën mjet terapeutik të personalizuar. Përpara se të filloni një regjim terapeutik duhet të këshilloheni me dietologun klinik dhe mjekun./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin