Glikoja e shalqinit, si ta përgatisni në shtëpi

Shqipëria është e njohur për glikotë e saj të mrekullueshme me fruta, por edhe me perime si patëllxhani apo edhe domatet, por ajo që pëlqehet veçanërisht, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të huajt, është reçeli apo glikoja e shalqinit.

Glikoja u ofrohet miqve me të hyrë në shtëpi dhe është një tregues i mikpritjes shqiptare. Glikotë më popullore janë edhe ato të arrave, rrushit pa fara, manave, kajsive, mollëve, pjeshkave, qershive të ëmbla dhe të tharta, portokalleve e qitrove, limonëve e mandarinave.

Më poshtë do të gjeni dy mënyra për përgatitjen e glikosë së shalqinit.

Mënyra e parë

• 1 kg lëkurë shalqini

• 2 shkopa vanilie

• 2 limona

• 1kg sheqer

Për të përfituar një reçel shalqini sa më të mirë, së pari ju duhet një shalqi me lëkurë të trashë, pasi ky reçel bëhet vetëm me të bardhën e lëkurës së shalqinit.

Pasi të qëroni pjesën e jashtme jeshile të tij, priteni pjesën e bardhë në copa 1 centimetër të trashë. Futini copat e shalqinit në tenxhere dhe ziejini për 10 minuta. Ndërroni ujin e nxehtë me ujë të ftohtë dhe ziejini përsëri për 10 minuta. Pastaj futni copat në tenxhere me ujë të ftohtë dhe i ndërroni ujin 6 – 8 herë për 24 orë.

Për një kilogram shalqi duhen 2 kilogram sheqer kaf, ose sipas dëshirës. Në tenxhere hidhet sheqeri dhe ujë sa të mbulojë nivelin e sheqerit. Ziejeni deri sa të keni shërbetin e trashë e pastaj hidhen copat e shalqinit. Më pas shtohet edhe vanilja dhe 2 limonat e shtrydhur. Ziejeni edhe për 20 minuta dhe fikeni zjarrin. Hiqni shkumën dhe mbuloni tenxheren me napë deri sa të ftohet. Ruajeni në frigorifer dhe servireni të ftohtë

Mënyra e dytë

  • 1 kg lëkura shalqini të qëruara
  • 1 kg sheqer
  • 1/3 lugë kafe me vanilje
  • 1 limon (lëngun)
  • Për lëkurat e shalqinit 2 lugë supe me gëlqere 10 gota me ujë

Përgatitja

Pasi të qëroni pjesën jeshile të jashtme të shalqinit prisni pjesën e bardhë të lëkurave në kubikë. Tretni 2 lugët e gëlqeres në 10 gota ujë dhe hidhni në të shalqinin e prerë në kubikë. Lereni shalqinin në ujin e gëlqeres për 2 orë dhe më pas kullojeni dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm. Në një tenxhere hidhni pjesët e shalqini, sheqerin dhe lerini të ziejnë në zjarr te ngadaltë.

Pasi fillon të trashet shtoni vaniljen, lëngun e limonit përziejini mirë dhe lërini edhe 7 minuta të tjera në zjarr me temperaturë të ulët. Hiqni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht. Vendoseni në vazo të sterilizuara.

Burimi: AgroWeb.org

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore