Spinaqi një nga shkaktarët e Alcajmer? Ja ç’thonë studiuesit

Elena Beta, gazeta “Shëndet+”

Ushqimi i pasur me hekur mund të dëmtojë trurin. Megjithatë, njërëzit që kanë nivele të larta të amiloideve dhe të ulëta të hekurit, janë më pak të rrezikuar nga Alcajmer.

Studiuesit nuk i rekomandojnë të gjithë njerëzit të ndalojnë konsumimin e ushqimit të pasur me hekur.

Spinaqi mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit vetëm tek njerëzit në rrezik, sugjeron hulumtimi.

Përmbajtja e pasur me hekur tek fletët e spinaqit mund të dëmtojë trurin, në të njëjtën mënyrë se si kompleksi shkakton ndryshkjen e metalit, sipas studiuesve.

Njerëzit me nivele të larta hekuri si dhe me nivele të larta të amiloideve të proteinave, që më parë kanë qenë të prekur nga Alcajmer, kanë më shumë gjasa të përjetojnë rënie të shpejtë të njohjes, zbuloi studimi.

Njerëzit me nivele të larta amiloide, por të ulëta të hekurit, janë më pak të rrezikuar nga sëmundja, shton hulumtimi.

Eliminimi i spinaqit nga dieta, mund të parandalojë ose të vonojë sëmundjen, shtojnë hulumtuesit. Autori kryesor i studimit dr. Scott Ayton nga Universiteti i Melburnit, tha: “Ndryshku që ju shihni tek hekuri është njëlloj me ndryshkun që mund të krijohet në tru”

Edhe pse hekuri është i rëndësishëm për energjinë, mund të shkaktojë probleme në qelizat e trurit dhe vdekjen e tyre.

Studiuesit planifikojnë të bëjnë një kërkim pesë-vjeçar për të hetuar nëse një ilaç kundër hekurit mund të trajtojë Alcajmer-in./dailymail

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës