Përshtati në shqip: Blertina Koka
Parandalimi është hapi i parë që mund të ndërmerrni për t’u mbrojtur nga sëmundje të tilla si kanceri. Prandaj mund të bëni kontrolle të gjirit apo nishaneve tek dermatologia çdo vit. Por, që tani duhet të filloni t’i kushtoni vëmendje edhe zakoneve të jashtëqitjes.
Sipas një studimi të publikuar tek Revista e Institutit Kombëtar të Kancerit, janë shtuar shumë rastet me kancer të zorrës së trashë dhe rektal tek të rinjtë.
Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se të rinjtë e lindur në vitet ’90 janë dyfish më të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë dhe katërfish nga kanceri rektal, krahasuar me të lindurit në vitet ’50. Që pas viteve ’80, është vënë re një shtim i rasteve të të rinjve të diagnostikuar me kancer të zorrës – ndërkohë që gjatë të njëjtës periudhë, numri i rasteve të njerëzve mbi 55 vjeç të diagnostikuar me kancer të zorrës ka rënë ndjeshëm.
Arsyeja? Nuk dihet akoma me siguri. Shkencëtarët e lidhin me stresin, dietën ushqimore apo mënyrën e jetesës, megjithatë duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar shkakun e saktë.
Lajmi është sidomos shqetësues për femrat, duke qenë se kanceri i zorrës është aktualisht shkaktari i tretë i vdekjeve tek femrat, pas kanceri të gjirit dhe mushkërive.
Por, ka një lajm të mirë: Kanceri i zorrës është forma më e parandalueshme e kancerit, kështu, nëse vëreni një nga këto simptoma (sidomos nëse keni një histori familjare të kësaj sëmundje), lini një takim me mjekun. Nëse ai dyshon, mund t’ju rekomandojë të bëni një kolonskopi ose analiza të tjera për të kontrolluar gjendjen shëndetësore.
Ja cilat janë disa nga simptomat e kancerit të zorrës që të rejat sidomos NUK duhet t’i injorojnë.
Shfletoni galerinë


