14 mënyra për lehtësimin e dhimbjeve kronike pa medikamente

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Mënyra natyrale për të lehtësuar dhimbjet

Nuk është aspak e lehtë që të përballosh dhimbjet. Megjithatë, kur dhimbja shkaktohet nga një gjendje e përkohshme – nga efektet e pas operimit, për shembull, ose një goditje e lehtë në kokë- të paktën e dini që dhimbja do të kalojë pas një kohe të shkurtër.

Nuk vlen e njëjta gjë me dhimbjet kronike. Qoftë këto dhimbje të lehta apo të rënda/shqetësuese që vijnë dhe ikin, dhimbjet kronike mund ta vështirësojnë kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Gjetja e një ilaçi që mund t’i lehtësojë dhimbjet dhe rikthejë qetësinë është shumë e rëndësishme. Por, me shqetësimin rreth efekteve anësore potenciale mbi përdorimin e ilaçeve pa recetë – pa përmendur epideminë e varësisë dhe abuzimit ndaj ilaçeve – shumë njerëz kërkojnë për mënyra shërimi pa medikamente.

“Ka patur shumë ndryshime këto kohë në mjekimet kundër dhimbjeve,” shprehet David Craig, një farmacist në Qendrën e Kancerit Moffitt në Tampa.

“Njerëzit duan mjekime të sigurta dhe që zgjasin në kohë, si trajtim për të lehtësuar dhimbjet, si dhe janë të interesuar në gjëra që luajnë rolin e ilaçeve ose i ndihmojnë të përdorin doza më të ulëta të tyre.

Më poshtë do të gjeni të listuar 14 teknika që kanë ndihmuar njerëzit në lehtësimin e dhimbjeve pas një lëndimi apo sëmundjeje të caktuar.

Shfletoni galerinë…

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve