Shoqata “Together for Life” në kuadër të projektit Informim-komunikimi për politikat mjedisore, mbështetur nga REC Shqipëri me fonde të Qeverise Suedeze Embassy of Sweden in Tirana si pjesë e programit Senior Albania, po zhvillon një takim me banorët e Marinëz , Fier.
Qëllimi i takimit është informimi i komunitetit për premtimet që Kryetarja e Bashkisë ka bërë lidhur me problematikat mjedisore të komunës dhe evidentimi i problematkave që duhet të vendosen në fokus të pushtetit vendor.
Gjithashtu u bë një prezantim për të drejtën e informimit dhe aksesin e qytetarëve për të marrë informacion.
Një nga problematikat e theksuara të banorëve te fshatit ishin puset e naftës të cilat ndodheshin vetëm disa metra larg nga banesat e tyre.
“Kerkojmë shpernguljen e fshatit sa më parë sepse jemi plot sëmundje nga nafta që thithim çdo ditë. Duam që ky problem të vendoset në fokus të pushtetit vendor dhe të gjendet një zgjidhje”, u shpreh një nga banoret e zonës.


