TFL zhvillon një takim informues me banorët e Zharrës.

Shoqata “Together for Life” në kuadër të projektit Informim-komunikimi për politikat mjedisore, mbështetur nga REC Shqipëri me fonde të Qeverisë Suedeze (Embassy of Sweden in Tirana) si pjesë e programit Senior Albania, zhvilloi një takim me banorët e Zharres.
Qëllimi i takimit është informimi i komunitetit për premtimet që Kryetari i Bashkisë ka bërë lidhur me problematikat mjedisore të qytetit dhe evidentimi i problematkave që duhet të vendosen në fokus të pushtetit vendor.

Gjithashtu u bë një prezantim për të drejten e informimit dhe aksesin e qytetareve për të marrë informacion.

Një nga banorët e fshatit Zharrëz në bashkinë Patos të qarkut Fier denoncoi nërmjet shoqatës Together for Life ndotjen që po i bëhet detit Adriatik nga përroi i fshatit. Sipas këtij banori, kompania që kryen punime për nxjerrjen e naftës në zonë, prej 20 vitesh depoziton mbetje të hidrokarbureve në përrua.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën