Kafja të bën mirë për zemrën

Konsumimi i 3 filxhanëve kafe në ditë nuk do t’ju bëjë keq për zemrën, madje mund të ulë edhe rrezikun e zhvillimit të çrregullimit ritmik të zemrës, sugjeron një studim i ri. Mjekët kanë paralajmëruar gjithmonë që konsumimi i kafeinës mund të jetë e rrezikshme për personat që kanë probleme me zemrën, duke shkaktuar vështirësi në pompim dhe lodhje të shpejtë.

Por, studimi i ri nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë ka zbuluar se 3 filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun e çrregullimit të rrahjeve të zemrës me 13%, duke ulur kështu rrezikun e atakut në zemër ose goditjen në tru – këtu nuk përfshihen pijet energjike, pasi janë realisht të dëmshme.

Ka shumë debate në lidhje me kafen – Kalifornia deklarim muajin e kaluar se ajo është kancerogjene, ndërkohë që një studim i ri është i fundit ka të dhënat që sugjerojnë se deri në 6 filxhanë kafe janë të sigurta dhe se përfitimet shëndetësore tejkalojnë rreziqet.

Një studim i ri i kryer tek më shumë se 340 mijë njerëz ka zbuluar se si çaji ashtu edhe kafja mund të ofrojnë mbrojtje kundër çrregullimeve të rrahjeve të zemrës.

Burimi: Daily Mail/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët 
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese