Femrat duhet të trajtohen me delikatesë edhe gjatë vizitave tek gjinekologu.
Disa shkencëtarë Italian të Universitetit të Akuilas dhe Tor Vergata kanë kryer një studim duke hedhur poshtë ekzistencën e një pike të caktuar të kënaqësisë seksuale në trupin e femrës, pikën G, por kanë zbuluar ekzistencën e një sipërfaqe më të gjerë dhe më komplekse që lejon arritjen e orgazmës tek femrat.
Ata kanë nxjerrë një ‘hartë’ (Klitori-vaginal-uteral) i cili përfshin indet, muskujt dhe mitrën duke treguar që zonat intime të femrës nuk janë thjesht struktura indesh pasive, janë kaq dinamike dhe të ndjeshme saqë në të njëjtën kohë kritikojnë gjinekologët për mënyrën e sesi i trajtonë pjesët intime të femrave gjatë një vizite apo pas lindjes.
‘Vagina është një ind aktiv dhe seksualisht e rëndësishme që duhet të respektohet’ shprehet kështu Emmanuele Jannini, profesor i seksologjisë në Universitetin e L’Aquila në Itali.



