Të sëmurët me hipertension, si të ruhen nga temperaturat e larta

Tensioni i lartë është një nga rreziqet e ditëve të nxehta. Në një intervistë për “Shëndet+” mjeku kardiolog Llesh Rroku flet lidhur me kujdesin që duhet të tregojnë personat që vuajnë nga hipertensioni gjatë kohës së verës.

hipertensionnDoktor, si duhet të kujdesen të sëmurët me tension të lartë në këto ditë të nxehta vere ?

Këto ditë po kalojmë një valë të nxehtë vere me temperatura të larta, ku duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm, qoftë të shëndoshë normal, por kujdes të veçantë duhet të tregojnë të sëmurët me sëmundje të ndryshme të zemrës, si ata me tension të lartë, me sëmundje skenike të zemrës, të sëmurët që kanë kaluar infarkt miokardi apo të sëmurët me aritmi të ndryshme si arteriale apo ventikulare. Një rëndësi të veçantë ka kujdesi për të sëmurët që marrin mjekime kardiokale dhe veçanërisht të sëmurit tanë që marrin ilaçe shkarkuese (lasiks) apo ilaçe të tjera që zgjerojnë unazat e gjakut.

Çfarë kujdesi duhet të tregojnë?

Të sëmurët duhet të kenë kujdes në dozat e medikamenteve, kjo e lidhur në varësi të tensionit. Në këtë periudhë të nxehtë ilaçet shkarkuese përgjysmohen ose nuk merren me terapi, sepse trupi në temperaturë të nxehta humbet shumë lëngje dhe kripëra nëpërmjet djersitjes.

Po marrja e ilaçeve si duhet të konsumohet në këto ditë të nxehta?

Doza dhe orari i ilaçit ka shumë rëndësi. Kur tensioni mund të jetë i ulur mund të spostohet orari i marrjes së barit.

hipertension 1Si duhet të mbrohen nga dielli të sëmurët?

Dalja në mjedise të nxehta nuk është e këshillueshme për të sëmurët veçanërisht atyre kardiak. Ata duhet të dalin në mëngjes herët dhe në darkë në mënyrë që të evitojnë të nxehtin nga ora 11:00 deri në orën 18:00 të pasdites.

Çfarë veshjesh duhet të përdorin?

Në qoftë se do të dalin në këtë orar vape duhet të dinë si duhet veshur, ai ose ajo duhet të mbajë një kapele të bardhë dhe në dorë shishen e ujit, pasi duhet të konsumojë shumë herë në ditë lëngje. Është e këshillueshme që të merren 2 deri në 3 litra ujë në ditë. Një rëndësi të veçantë në këto ditë të nxehta vere ka edhe veshja, që duhet të jetë e lehtë dhe me ngjyra të çelura dhe të pambukta. Të mos hiqet kapelja asnjë sekondë nga koka.

Çfarë ushqimi duhet të konsumojnë ?

Rëndësi primare në këto ditë merr edhe dieta ushqimore që duhet të jetë e pasur me lëngje, kripëra të ndryshme minerale. Në periudhën e nxehtë nuk duhet kursyer kripa, në një kohë që kripa kufizohet në periudhën e ftohtë. Siç e thamë më sipër, konsumimi i lëngjeve është shumë i rëndësishëm. Lëngu më i mirë është ai më naturali që futet uji.

(Intervista e plotë u botua në numrin e 16 korrikut 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
A janë hemorroidet një shenjë paralajmëruese e kancerit anal?
A është tuberkulozi i shërueshëm?