Po, shumë raste me sëmundje të lindura të zemrës ka shërim 100%. Domethënë fëmija jo vetëm bën jetë normale, duke filluar që nga të bërit sportist për sporte antagoniste apo për çdo lloj gjëje që kërkon aktivitet të madh fizik në jetë. Ka disa keqformime të zemrës, mungesa të tilla, si për shembull mungon një barkushe, është e pazhvilluar, atë nuk ke ku e gjen që t’ia japësh. Sigurisht operohen, ndihmohen, jeta e tyre zgjatet. Normalisht që jeta e tyre nuk mund të jetë 100% normale, sepse ka mungesa, megjithatë këto janë raste më të rralla.
Sëmundjet e lindura të zemrës, a ka shërim 100%?


