Efektet shëndetësore të ndotjes  së ajrit

Dioksidi i azotit

Dioksidi i azotit në nivele të larte  NO2 shkakton  inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes. Te njerëzit me shenja azmatike ekspozimi ndaj tij sjell efekte  reversibel në funksionin e mushkërive, dhe mendohet se shkakton reagim të ekzagjeruar ndaj  alergenteve, ajrit të ftohtë dhe aktivitetit fizik.  Ekspozimi ndaj ndotja tiranetij i vendos fëmijët nën rrezik të rritur për sëmundje të frymëmarrjes (OBSH, 2000). Dioksidi i azotit përdoret si shënues për një ‘koktejl ndotësish që lidhen me djegien’ (OBSH, 2005). Ndersa efektet shëndetësore të përmendur më lart  janë të lidhur specifikisht me Dioksidin e azotit, nivelet e larta të NO2 mund të tregojnë nivele të lartë të ndotësve të tjerë që kontribuojnë në efekte shtesë të dëmshëm mbi shëndetin.

Ozoni

Ozoni është një gaz ndotës sekondar që krijohet si rezultat i reaksioneve kimike ndërmjet ndotësish te ndryshëm të tjerë të ajrit; kryesisht  të NOx dhe komponimeve organik flurore (VOC), të inicuar prej dritës së fortë të diellit. Efektet e ekspozimit afat shkurtër përfshijnë simptoma respiratore, si kollë (OBSH, 2000) dhe irritim të syve dhe hundeë. Ekspozimet më të gjata reduktojnë funksionin e mushkërive dhe  rrisin incidencën e simptomave respiratore, të pranimeve spitalore për efekte respiratore  dhe të  vdekshmërisë.

tirana ndotjaGrimcat

Ndotja nga grimcat përbëhet prej një varieteti komponimesh dhe definohet prej diametrit aerodinamik , një indikator  i vendit ku do depozitohen grimcat në traktin respirator. Grimcat identifikohen ose si PM10 (grimca me diametër aerodinamik më të vogël se  10 μm) ose si PM2.5 (grimca me diametër aerodinamik më të vogel se  2.5 μm) (ËHO – Factsheet, Air Quality and Health, 2008). Ekspozimet si afat- shkurtëra edhe  afat- gjata kanë treguar se shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes  dhe  të  zemrës, efekte të tjerë të dëmshëm shendetësore  dhe  vdekje (OBSH, 2007). Ekspozimet afat gjata kontribuojnë në rrezikun e kancerit të mushkërive (OBSH, 2008).Sipas OBSH, për grimcat ‘nuk është e mundur të dallohet një përqendrim kufi nën të cilin nuk ka efekte mbi shëndetin e tërë popullatës.’

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën