Substancat kancerogjene që kemi në shtëpi

Shtëpi plot me substanca të ndryshme, mes të cilave shumë janë kancerogjene dhe të pranishme te mobiljet, larësit, pjatat, bojërat. Substanca kimike si alumini të përdorura si konservues në produktet kozmetike dhe shampot. Për të mos folur për faktorët e mjedisit, si rrezatimi dhe ndotja e ajrit. Kjo është
shtepi pastrim
jeta e përditshme për shumicën e njerëzve të rrethuar nga “helme të fshehura” që mund të rëndojnë situatën dhe t’i bëjnë më të prekur nga sëmundjet kanceroze.

Një libër i shkruar nga një mjek i cili u prek nga tumori në vitin 2010 dhe luftoi e fitoi kundër tij, jep mënyrën se si mund të përballohet kanceri, duke i bashkangjitur ilaçet, ushqimin e duhur, aktivitetin fizik, shumë gjumë, por edhe meditimin dhe kontrollin e emocioneve dhe stresit që prodhon dy kancerogjenë si kortizoli dhe adrenalina.

Panorama plotësohet me ushqimet që duhet të evitohen apo preferohen: I duhet thënë po agrumeve, çokollatës, peshkut, mollëve, frutave të pyllit, pjeshkave, brokolit, farave, qepës, vajit të ullirit, shafranit të Indisë dhe çajit jeshil. I duhet thënë jo mishit të kuq, sheqernave, qumështit, gjalpit dhe margarinës, produkteve të përpunuara, ushqimeve të pjekura.

Duhen konsumuar ushqimet e papërpunuara, ushqimet në avull, jo të skuqura, jo në mikrovalë dhe jo në zgarë.

Megjithatë, sipas autorit, kanë shumë rëndësi enët e gatimit dhe të ruajtjes. Për shembull, tenxheret me presion, si dhe pjekjet në furrë në temperatura të larta, favorizojnë humbjen e substancave ushqyese dhe prodhimin e substancave toksike.

I duhet thënë jo teflonit (përbërësit që gjendet në tiganët jongjitës), aluminit dhe plastikës, i duhet thënë po qeramikës, qelqit dhe silikonit.

Por mjeku e sheh shtëpinë 360 gradë, kështu që nuk lë pa përmendur rrezikun e aromatikëve kancerogjenë apo të përbërësve alkifenolë që gjenden tek larësit dhe që favorizojnë shkumën, por ndryshojnë ekuilibrin hormonal. Për të mos folur më pas për insekticidet e përdorura kundër mizave apo mushkonjave me të cilat mbushim shtëpinë gjatë verës./ A.Gjypi

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën