Alarm për Librazhdin me 84 HEC-e, qeveria hesht

Në zonën e Librazhdit janë dhënë gjithsej 84 leje koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve. Një pjesë e konsiderueshme e lejeve janë dhënë në zona të mbrojtura, madje edhe në parqe kombëtare. Ekspertët e mjedisit, por edhe inxhinierët japin alarmin për shkatërrimin e këtyre zonave. Me gjithë miratimin anakonda gllaberon posternë qeveri të vendimeve të Ministri i Energjetikës, Damian Gjinkuri, për pezullimin koncesioneve që janë dhënë pas datës 22 gusht, punimet në këto HEC-e vijojnë. Mbështetur nga programi SENiORA-a drejtuar nga REC, rrjeti ECIM grupim i shoqatave mjedisore vijon denoncimin e kësaj masakre medsore.

Vetëm në zonën e Librazhdit, sipas Inxhinierit Fatmir Brazhda i bie që për çdo 1.2 kilometra të ketë 1 hidrocentral në Librazhd. Sipas tij, HEC-et po i marrin frymën, Librazhdi po bëhet një kolaps, pasi janë 84 HEC-e duke filluar që në Parkun Kombëtar dhe deri në të gjithë Zonat e Mbrojtura dhe fshatrat e këtij rrethi. Ndërkohë nga Qarku i Elbasanit, Librazhdi është përcaktuar si një destinacion turistik në vitin 2001. UNDP ka investuar për mbrojtjen e kësaj zone.

Shkatërrimi i mjedisit po vazhdon në mënyrë galopante duke dëmtuar florën dhe faunën në Sopot të Librazhdit. Ndërtimi hidrocentraleve po merr të gjithë ujin e Lumit të Gostimës, ku rritet trofta më e veçantë në Ballkan. Sipas ekspertëve, në Sopot në Gurrat po ndërtohet një tjetër hidrocentral. Të gjitha këto ujëra po merren me tuba, janë me dhjetëra specialistë dhe projektues që i kanë rënë kryq e tërthor gjithë kësaj zone që nga Guri i Pëllumbit dhe deri në kufi me Polisi Vilanin, për të marrë çdo pikë uji.

Ky është një fshat që ka një drejtim turistik dhe bën pjesë në Zonën e Mbrojtur 300 hektarë, ku rritet një florë dhe një faunë shumë e çmuar dhe jo pa qëllim është shpallur Zonë e Mbrojtur, Rezervë Natyrore e Menaxhuar sipas I.U.C.N, më 16 shkurt 1996, ku Shoqata Egnatia dhe një grup specialistësh kanë propozuar që kjo zonë të zgjerohet edhe me shumë.

***

Këto informacione mbështeten nga programi SENiORA-a drejtuar nga REC, rrjeti ECIM, grupim i shoqatave mjedisore, duke vijuar denoncimin e masakrave mjedisore

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën