Staf i ri në QSUT, përgatitje për hapjen e spitalit COVID – 3

Gazetare: Klevisa GJIKA

Vijon puna e Ministrisë së Shëndetësisë për marrjen nën kontroll të shtimit të rasteve pozitive me koronavirus në vend. Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi struktura e ish-kirurgjive në QSUT ose spitalin në përgatitje COVID – 3, ku bëri me dije se një pjesë e stafit po merr përvojën e duhur në spitalin infektiv, në mënyrë që spitali numër 3 për COVID – 19 të ketë stfin e duhur mjekësor.

Krahas kësaj, Manastirliu deklaroi se ka një strategji të qartë për eçurinë e virusit në periudhën vjeshtë – dimër.

“Kemi një strategji të detajuar në raport me situatën që presim, pra për situatën e vjeshtë-dimrit. Dhe plani i detajuar, parashikon disa komponentë të rëndësishëm dhe fuqizimin e tyre. Duke filluar nga testimi, duke vijuar nga kapaçitetet spitalore, duke vazhduar tek burimet njerëzore, të çilat janë aseti ynë më i çmuar. Ndaj jemi duke mundësuar që skuadrat e mjekëve dhe infermierëve të jenë të gatshëm që në momentin që do të duhet, t’I kemi gati dhe të jenë të trajnuar”.

Më tej, ministrja e Shëndetësisë kërkoi bashkëpunim nga qytetarët që situata të mos agravojë: “Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë kujdes në përditshmeri me 3 masa të thjeshta: mbajtja e maskës, distança dhe higjiena personale, të vetmet armë që kemi në dorë për ta luftuar këtë virus”.

 

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus