Të përdorësh mendjen si aktivizuese të gjeneve

Hulumtuesit zvicerianë kanë zhvilluar një mënyrë për të “aktivizuar” gjene specifike duke përdorur fuqinë e mendjes. Sistemi i tyre përdor valët e trurit të njeriut për të ndezur dritat infra të kuqe që më pas aktivizojnë një gjen që nis të krijojë një proteinë në qelizat e ndërtuara.

truri1Shkencëtarët besojnë se teknologjia futuriste mund të përdoret për trajtimin e sëmundjeve të tilla, si epilepsia.

Studimi i tyre që përdor minj dhe njerëz, botuar në Nature Communications, tregon se kjo teori në parim funksionon.

Kontrolli i mendjes rrit më shumë prodhimin e një proteine në një impiant të vendosur nën lëkurën e minjve. Studiuesit krijuan një qelizë të ndërtuar gjenetikisht në të cilën prania e afërt e rrezeve infra të kuqe shkakton ndezjen e një geni dhe rrjedhimisht prodhimin e një proteine të quajtur SEAP.

Ata i vendosën qelizat në një ndarje me një impiant të vogël që gjithashtu përmbante një dritë të kontrolluar me infra të kuqe dhe e futën atë nën lëkurën e minjve.

Fuqia e mendimit

Vullnetarëve që vunë kufjet iu kërkua të luanin një lojë në kompjuter të quajtur Mindflex, në të cilën lëvizja e një topi kontrollohet nga të menduarit.

Kur ata përqendroheshin në lojë, valët e trurit të tyre ndezin një fushë gjeneratori poshtë minjve, ndjezja e rrezeve infra të kuqe dhe inicimin e ujërave branda implantit për të gjeneruar proteinen SEAP.

Proteina ishte në gjendje të depërtonte nga implanti në qarkullimin e gjakut, ku u gjet më vonë nga studiuesit.

genet gjenetValët e trurit të prodhuara nga meditimi aktivizuan gjithashtu implantin, i cili dukej nën lëkurë.

Lideri i studimit Martin Fussenegger, profesor i bioteknologjisë dhe bioinxhinierisë në Institutin Zvicerian të Teknologjisë, tha: “Të jesh në gjendje të kontrollosh aktivizimin e gjeneve nëpërmjet mendimit është një ëndërr që e kemi për më shumë se një dekadë. Ky studim është prova e parë e konceptit të një teknologjie që mund të përdoret si një terapi mjekësore.

“Për shembull, modelet specifike të valëve të trurit që ndodhen para një shoku epileptik mund të përdoret për të nxitur përhapjen e mjekimit para se pacienti të jetë i vetëdijshëm për atë që po ndodh.

“Ose tek pacientët me dhimbje koke, besojmë që ka modele specifike dhimbjeje. Dhe ne do të dëshironim t’i filtronim këto dhe të kemi implantin që të prodhojë ilaçin që parandalon fillimin ose lehtëson situatën e plotë të dhimbjes.”

Martyn Boutelle, profesor i inxhinierisë biomjekësore në Kolegjin Mbretëror në Londër, tha: “Duke i lidhur bashkë këto teknologji të ndryshme në një rrugë të qartë, autorët tregojnë se provën e parë se sa larg në të ardhmen mund të jetë e mundur për pacientet për të mësuar të përdorin gjendjet mendore për të kontrolluar impiantet bioinxhinierike që realizojnë terapi të lehtësimit.”/ BBC

Postime të ngjashme

Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë